Prangoset i dënuari me 23 vite burg për vjedhje me pasojë vdekje

Policia e Tiranës, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Pastrimi”, ku për pasojë ranë në prangat e uniformave blu dy shtetas të shpallur në kërkim, për veprat penale, “Vjedhje me pasojë vdekjen”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”.

Mark Gjoka, 39 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim, pasi Prokuroria Durrës ka dërguar urdhrin e datës 29 mars 2016 për ekzekutimin e vendimit të datës  01.07.2013 të Gjykatës Durrës ndryshuar me vendimin e datës 17 mars 2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila e ka dënuar me 23 vjet burg për Veprën Penale “Vjedhje me pasojë vdekjen” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Ndërsa personi i dytë është Kristo Biba,51 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim, pasi Prokuroria Durrës ka dërguar urdhrin e datës 29.03.2016 për ekzekutimin e vendimit penal datë 15.01.2014, e cila e ka dënuar me 1 vit burg për Veprën Penale “Mospagim i taksave dhe tatimeve”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button