Mercan Dede nesër e hapë Turkish Jazz Week

Nesër me fillim nga ora 20:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë organizimi kulturor hapet me Mercan Dede.

Mercan Dede, Aydin Esen Trio, Eren Coşkuner QUARTET, Baki Duyarlar – KemenJazz dhe NY Gypsy All Stars, janë grupet dhe artistët që do të performojnë përgjatë edicionit të pestë të festivalit “Turkish Jazz Week”, i cili do të mbahet në Prishtinë dhe Gjakovë, që nga nesër.

Sipas organizatorëve të këtij festivali, që nga viti i ardhshëm pritet që “Turkish Jazz Week” të zgjerohet edhe më shumë. Ky është viti i parë që ky festival do të mbahet edhe në Gjakovë, por pretendimet janë që Java të zgjerohet edhe më shumë gjeografikisht.


Mercan Dede 

“Kemi pasur idenë që ta zgjerojmë festivalin në çdo qytet të Kosovës por sivjet arritëm vetëm në qytetin e Gjakovës për shkak problemeve teknike edhe afatit të shkurtër kohor. Njëra nga synimet tona kryesore për vitin e tjetër është që festivali të jetë ndërkombëtar me faktin qe do të performojnë edhe artistët e huaj dhe do të titullohet International Turkish Jazz Festival”, theksoi Ertan Ilyaz – organizatori i festivalit.

Poashtu edicioni i pestë i këtij festivali do të sjellë edhe disa risi të tjera, duke përfshirë këtu edhe valltarë që do ti shoqërojnë artistët e performim i artistëve vendorë.

“Turkish Jazz Week”, nis me 12 dhe mbaron me 16 prill, ku përpos koncerteve do të mbahet edhe një punëtori. Rikujtojmë se nesër me fillim nga ora 20:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë organizimi kulturor hapet me Mercan Dede.

Dede vjen me një natë me muzikë xhez, ndërsa me grupin e tij Secret Tribe ai mikson flautin tradicional me meloditë e klarinetit, darabukës dhe orientit.  A.R / KultPlus.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button