Si njerëzit e thjeshtë kthehen në përbindësha… ose heronj (VIDEO)

Philip Zimbardo e di se sa e lehtë është për njerëz të këndshëm të bëhen të këqinj. Në këtë prezantim, ai tregon ide depërtuese dhe foto grafike të papara nga gjyqet e Abu Ghraib. Pastaj ai flet për të kundërtën: sa e lehtë është të bëhesh hero, dhe si mund ti përgjigjemi kësaj sfide.

“Filozofët, dramaturgët, teologët janë marrë me këtë pyetje për shekuj të tërë: Përse bëhen njerezit të këqinj? Në mënyrë interesante, unë e bëja këtë pyetje kur isha i vogël. Kur isha fëmijë në Bronksin jugor, në një geto në qytet në Nju Jork, i rrethuar nga e keqja, si të gjithë fëmijët që u rriten në qendrat e qyteteve. Dhe kisha shokë që ishin fëmijë shumë të mirë, që jetonin situatën e Dr. Xhekyll – Z. Hajd — Robert Luis Stivenson. Dmth, bënin drogë, gjendeshin në telashe, futeshin në burg. Disa u vranë, disa e bënë pa ndihmën e drogave.”e vazhdon tregimin Zimbardo, në prezantimin e tij për projektin e fjalimeve motivuese Ted Talks. Për më shumë, ndiqni videon me titra shqip.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button