Ndalohet një nga metodat më të tmerrshme të torturës të bëra nga CIA

Drejtori i Agjencisë Qendrore Amerikane të Inteligjencës (CIA), John Brennan, deklaroi se agjencia në krye të së cilës gjendet ai, nuk do të përdorë më teknikat e marrjes së pyetje të cilat përfshijnë asfiksimin në ujë, madje nëse një gjë të tillë e kërkon edhe presidenti amerikan, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Nuk pajtohem se duhet vazhduar me disa teknika dhe metode të caktuara” tha ai për NBC News.

Presidenti amerikan Barack Obama në vitin 2009 ndaloi asfiskimin në ujë si një metodë e marrjes në pyetje, mirëpo kandidati presidencial Donald Trump në disa raste ka thënë se do të rikthejë metodën nëse zgjidhat për president.

Gjatë një debati muajin e kaluar në New Hampshir, Trump tha se “do të kthejë metoda akoma më të ashpra nga që është ngufatja në ujë”.

Rivali kryesor i Trump-it, Ted Cruz, në po të njëjtin debat, tha nga ana e tij se nuk parapëlqen aplikimin e kësaj metode në përdorim masiv, për të shtuar se “nuk e merr si shumë tragjike këtë metodë”.

Në fund të vitit 2014 Senati amerikan publikoi raportin në të cilin thuhej se metodat e aplikuara nga CIA janë më brutale pas sulmeve të 11 shtatorit në Amerikë.

Metodat brutale sipas dokumentit janë aplikuar mbi të burgosurit që lidheshin me Al-Kaidën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button