Dilema nga anëtarët e KSHZ-së për besueshmërinë e të dhënave

282 pyetësor të humbur nga anketuesit kanë qenë temë e diskutimeve në seancën e 27 të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, në kohën kur i gjithë opinionin i ka sytë e drejtuar ka KSHZ për të vlerësuar se a mundet të kemi Listë të pastër zgjedhore për zgjedhjet më 5 qershor, raporton Portalb.

Mungesa e 282 pyetësorëve ka qenë shkaku që anëtarët e LSDM në KSHZ Igor Milev dhe Violeta Duma të votojnë kundër Raportit për progresin e kontrolleve në terren. Mirëpo, me 7 vota pro nga gjithses 9 vota raporti është miratuar.

“Nuk miratojmë Raport pjesë pas pjese, ai duhet të jetë i plotë dhe pa mungesa. Të dhënat e raportit në disa raste nuk përputhen me listën e IT-së”, tha Milev.

Milev ka porositur se duhet të bëhen verifikime krahasuese shtesë, duke theksuar se ende nuk dihet se kush do t’i vendosë të dhënat në sistemin e KSHZ-së.

Ndërkaq nga ana tjetër anëtarët e VMRO-DPMNE-së, Silvana Boneva dhe Sasho Srcev, së bashku me Bedredin Ibrahimin dhe Subhi Jakupin nga BDI kanë votuar për miratimin e Raportit dhe të njëjtin e kanë cilësuar si të besueshëm.

Boneva ka porositur kolegët nga LSDM që të mos krijojnë mjegulla në opinion. Derisa, Subhi Jakupi e ka vlerësuar lartë Raportin.

“Nuk është mirë të defokusohet opinioni. Kjo është puna më voluminoze që është bërë ndonjëherë në Maqedoni dhe meriton respekt”, theksoi Boneva.

“Përshëndes punën e shërbimit të KSHZ-së, për raportin me të dhëna nga terreni”, tha mes tjerash Jakupi.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski ka porositur të mos krijohet dramë, sepse pas miratimit të raportit, anketuesit do t’i arsyetojnë pyetësorët e humbur.

Edhe në seancën e sotme nuk është diskutuar se vallë do të mund të pastrohet Lista zgjedhore për zgjedhjet e 5 qershorit./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button