Kontest i ri mes Janevës dhe Zvërlevskit!

Procedurat e reja që u hapën për bombat me përmbajtje intime, që dy muajt e fundit u publikuan në internet, pritet të shkaktojnë përplasje të reja mes Katica Janevës dhe Marko Zvërlevskit. Me fjalë tjera, të dy prokuroritë kanë nisur procedura për këto raste, që nënkupton se edhe njëra edhe pala tjetër konsiderojnë se janë kompetentë për këto lëndë, njofton Alsat M.

Në gjë e tillë u konfirmua zyrtarisht nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë.

“Kur jemi te kompetencat, Ju njoftojmë se Prokuroria themelore publike Shkup tashmë i procedon këto lëndë në përputhje me kompetencat e saj nga Kodi penal, Ligji për prokurori publike dhe Ligji për procedurë penale”, thanë nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button