Dorëhiqet ministrja e Brendshme e Austrisë

Ministrja e Punëve të Brendshme të Austrisë, Johanna Mikl-Leitner, e njohur për qëndrimet e ashpra ndaj emigrantëve dhe refugjatëve do të largohet nga posti për t’iu përkushtuar politikës rajonale.

Mikl-Leitner ishte mbështetëse e fortë e një politike kufizuese të Austrisë për azilantët dhe angazhohej për mbyllje të “Rrugës Ballkanike” drejt Evropës Perëndimore.

Largimi nga posti është bërë i ditur nga partia e saj, Partia Popullore e Austrisë (OVP) ku sqarohet se dorëheqja nga posti është bërë nga shkaku i kalimit të saj në postin e zëvendës-guvernatores në krahinën Austria e Poshtme.

Pas largimit të saj, postin e ministrit të Punëve të Brendshme të Austrisë do ta marrë Wolfgang Sobotka, i cili deklaroi se do të mbajë qëndrim të ashpër karshi të gjithë refugjatëve dhe emigrantëve, njëjtë sikur paraardhësja e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button