Nikollovski: Ministria e Bujqësisë mbulesë për vjedhje të parave të qytetarëve

Kriminaliteti i Nikolla Gruevskit nëpërmjet keqpërdorimit të institucioneve shtetërore plotësisht është i konfirmuar, vlerëson Lupço Nikollovski, anëtarë i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, ndërkaq sipas tij, Ministria e Bujqësisë është mbulesë për keqpërdorimet e subvencioneve bujqësore dhe vjedhje të parave të qytetarëve, njofton Portalb.

“Keqpërdorim të subvencioneve bujqësore, tenderë të rregulluar, korrupsion, marrëveshje të falsifikuara dhe jo-ligjor, përmbushje të kërkesave të biznes partnerëve të pushtetit në dëm të bujqve, përplasje interesash, nepotizëm, uzurpim i vendit të bujqve të vërtetë, keqpërdorim të resurseve të kësaj Ministri. Ky është bilanci pas vetëm 4 muaj që opozita  ka hyrë në Ministrinë e Bujqësisë”, thotë Nikollovski

Për atë, siç thotë ai, Nikolla Gruevski në tentativë për ta shpëtuar lëkurën e tij, kërkon të ik nga zgjedhjet fer të lira dhe demokratike dhe vazhdimisht e shkelë marrëveshjen e Përzhinos, transmeton Portalb.

“Për këtë kriminalitet që e kemi zbuluar në Ministrinë e Bujqësisë pason përgjegjësi. Asgjë nuk mund t’i ndihmojë Gruevskit dhe grupit të tij. Në Maqedoni do të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike”, shtoi Nikollovski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button