2 deri më 6 mijë euro për ata që nuk do të krijojnë mekanizëm për mbrojtjen e informatorëve

Është degë në vete e drejta që ka të bëjë me informatorët. Që të jenë procedurat gjyqësore të shpejta do të duhet të kemi avokatë dhe gjykatës të trajnuar. Të gjitha obligimet që dalin nga ky ligj imponojnë aktivitete për implementim sa më adekuat të ligjit. Ligji vlen dhe interesi publik është aplikimi i këtij ligji. Dënimi është 2 deri më 6 mijë euro për ata që nuk do të krijojnë mekanizëm. Kështu që, nga sot mund të paditen ata që nuk do të krijojnë sistem. Kështu është shprehur Sllagjana Taseva nga Transparency International, në punëtorinë e sotme me temë: “Korniza normative dhe institucionale për mbrojtjen e informatorëve në Maqedoni”, raporton Portalb.

“Ligji është i mirë dhe duhet ta implementojmë. Në disa media u përmendën rekomandimet e Konventës së Venedikut. Rekomandimet shkojnë drejt asaj që të krijohet një institucion i ri që do të kujdeset për implementimin e ligjit. Dhe se duhet tu sigurohen trajnime punonjësve, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, që do të punojnë në aplikimin e këtij ligji”, ka thënë mes tjerash Taseva.

Sipas saj, Maqedonia është ndër shtetet e rralla që kanë këtë ligj.

Përfaqësuesit e institucionit Avokati i popullit, nga Prokuroria Publike dhe Ministria e Punëve të brendshme, e kanë vlerësuar përkushtimin për krijimin e ligjit për informatorët.

“Ka pasur raste kur pas lajmërimit për korrupsion, informatori nuk ka pranuar që të bashkëpunojë, sepse ka pasur frikë. Prandaj ky ligj tani u ofron mbrojtje dhe jam optimist”, tha përfaqësuesi i MPB-së, Lubisha Sizdiniq.

Në nenin 1 të Ligjit për mbrojtjen e informatorëve thuhet se me këtë ligj rregullohet mbrojtja e lajmërimit, të drejtat e informatorëve, mënyra e veprimit dhe detyrimet e institucioneve, respektivisht personat juridik në lidhje me lajmërimin e mbrojtur dhe sigurimin e mbrojtjes së informatorëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button