Panariti: Edhe pse zhbllokohen eksportet me Maqedoninë, ajo shkel marrëveshjen me CEFTA-n

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti bëri me dije sot se janë zhbllokuar eksportet me Maqedoninë. Sipas tij, kamionët e bllokuar do të lejohen që të kalojnë, duke shtuar ndalimi i tyre në kufi është bërë pa ndonjë shkak. Panariti deklaroi se shpreson që këto raste të mos përsëriten më, njofton Gazeta Shqip.

Më herët ministri i Bujqësisë ka shprehur shqetësimin e Tiranës mbi disa vendime të palës maqedonase për mallrat shqiptare bujqësore.

Në një bisedë telefonike me homologun e tij në Shkup, Panariti ka informuar Maqedoninë se po shkel marrëveshjen e CEFTA-s, e nënshkruar nga të dyja vendet për qarkullimin e mallrave.

Portalb kontaktoi me Minsitrinë e Ekonomisë dhe pret qëndrim zyrtar nga e njëjta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button