Televizioni Suedez: RTVM ka vjedhur uebfaqen tonë

Servisi publik Suedez dyshon se uebfaqja e servisit publik Maqedonas është e vjedhur.

Arsyeja për këtë është se Radio Televizioni Maqedonas e ka vjedhur idenë dhe ka kopjuar uebfaqen e Servisi publik Suedez.

“Sipas informatave tona ato nuk kanë marr leje për këtë, tha Tomas Porcevs nga televizioni I Suedise duke shtuar se pamja e ueb faqes është identike me atë të televizionit publik suedez.

Drejtoresha e programit për interkonekcion, Lena Glaser, tha se kjo çështje po diskutohet në prani të avokatëve, duke shtuar se është e paqartë si ka mundësi ueb faqja e RTVM-së të jetë identike me atë të Televizionit Suedez.

Madje edhe logoja është e njejtë vetëm ngjyra ndryshon.

RTVM ka paguar 90 mijë euro për përpunimin e ueb faqes.

Lajme të ngjashme

Back to top button