Përhapja e frikave me paramendim

[Recension: Vlon nga policia në Shkup, një pjesë e rrugëve të mbyllura – fluturojnë helikopterët]

Ja komenti i lexuesit tonë që i është bashkangjitur propozimit për ta recensuar këtë tekst:

“Këto truke të thjeshta i kalojnë të gjitha kufinjtë e talljes me nervat e lexuesve normalë. Vlon nga policia tashmë çdo të dytën ditë, mirëpo këtë e di ai që jeton ose që ka qenë në Shkup muajin e fundit për shkak të “spektaklit” me gjykimin për rastin e “Lagjesë së trimave”. Të vendosësh një titull të këtillë sot, në një atmosferë të nxehtë është tallje, nënçmim i hapur”.

Lexuesi ynë ka plotësisht të drejtë. Titulli me të vërtetë është senzacionaist dhe aspak nuk përkon me përfundimin që dikush mund ta nxjerrë prej tij nga situata reale.

Manipulim i pastër me qëllim të rritjes së lexueshmërisë.

Rekomandimet për gazetari të mirë dhe profesionale thonë se lajmet duhet të jenë të plota dhe proporcionale.

Insistimi që lajmet të jenë proporcionale sa i përket domethënies së tyre, gjendet, poashtu, në bazën e kërkimit të së vërtetës. “Fryrja” e ngjarjeve për shkak të senzacionalizmi, nënçimi i burimeve të tjera, stereotipizimi dhe qëndrimi joadekuat negativ, nuk krijojn harta të mirëfillta të së vërtetës.

04062016-Sitel-Vrie-policijLinku deri te artikulli origjinal: Vlon nga policia në Shkup, një pjesë e rrugëve të mbyllura – fluturojnë helikopterët

Data dhe koha e publikimit: 07.04.2016 – 10:12

Data e recensionit: 08.04.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

SENZACIONALIZËM

Në përputhje me këto rekomandime është parimi që e sugjeron Kodi i gazetarëve të Maqedonisë në nenin 8, i cili thotë:

Mënyra e informimit në rastet e fatkeqësive, katastrofave natyrore, luftërave, tragjedive familjare, sëmundjeve, proceseve gjyqësore duhet të jetë e çliruar nga senzacionalizmi.

E drejta e publikut për të qenë i informua nuk mund të jetë arsyetim për nevojën për senzacion. Prandaj, nuk guxon për shkak të atraktivitetit të tekstit, gjegjësisht kronikës, të nxiten frika të pabazuara te publiku ose të manipulohet me emocionet e tij.

Për shkak se nuk është e thënë që të gjithë të jenë të njoftuar për zhvillimin e ngjarjeve, siç sugjeron edhe lexuesi ynë që e propozoi këtë tekst për recension. Në këtë kuptim, gazetarët dhe mediet asnjëherë nuk duhet t’i keqpërdorin emocionet ose ndjenjat e njerëzve për shkak të mosinformimit të tyre, mos dijes së tyre ose për shkak të pamundësisë për të menduar për pasojat e disa ngjarjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button