Gostivar, dera e shkollës përplaset dhe mbyt një 4 vjeçar

Një fëmijë 4 vjeç ka humbur jetën aksidentalisht në portën e shkollës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në fshatin Dobërdoll, të Gostivarit, ku vogëlushi katër vjeçar ka qenë duke luajtur në oborrin e shkollës.

Në një moment ai duke luajtur në afërsi të portës hyrëse të shkollës, ajo ka dal nga binaret duke e zënë djalin poshtë dhe duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë dhe trup.

Familjarët e kanë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Gostivarit ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, por fëmija nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra.

Në vendngjarje është bërë ekspertizë nga një ekip nga Stacioni Policor i Gostivarit shoqëruar nga prokurori publik. Detaje

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button