Analizë: Politikat e VMRO-së ndaj shqiptarëve mund lehtë të eskalojnë situatën në Maqedoni

Deri në vitin 2008, Maqedonia ishte lidere në procesin e integrimit në NATO dhe Bashkimin Evropian (BE) dhe (pas Kroacisë) ishte vendi që reformohej më shpejtë në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, pas bllokimit të negociatave për integrimin euro-atlantik gjë që ka të bëjë me çështjen e hapur të emrit me Greqinë, qeveria e Maqedonisë e ka shmangur politikën e reformimit duke e zëvendësuar atë me përpjekje për përforcim të sistemit autokratik që tanimë e ka krijuar dhe krijimit të një shoqërie të bazuar në nacionalizëm. Nga ana tjetër, BE e cila dhe ishte forca që e çonte Maqedoninë para, për shkak të krizës së brendshme të saj, tani shumë pak i ka kushtuar vëmendje shkeljes së standardeve demokratike në Maqedoni, tensioneve në mes të sllavo-maqedonasve dhe shqiptarëve që janë minoritet (25 % në bazë të regjistrimit të fundit 2002) si dhe krizës së vazhdueshme të brendshme politike në vend.

Me këto fjali fillon analiza e think-thenkut polak OSW (Qendra për studime Lindore) i cili financohet nga qeveria e Polonisë që nga viti 1990, e cila përfshin një pikëpamje më të gjerë për Maqedoninë, duke vendosur në qendër të analizës politikat e qeveritares maqedonase VMRO, transmeton Portalb.mk.

Në analizë thuhet se Maqedonia ka marrë një rol të rëndësishëm për Evropën në krizën e refugjatëve, duke ndaluar ato të depërtojnë më thellë në vendet evropiane, prandaj BE-ja nuk i bën më presion qeverisë aktuale të Maqedonisë për të çuar në fund reformat demokratike të caktuara me Marrëveshjen e Përzhinës.
BE mbyll sytë ndaj mos-demokratizimit dhe mos zbatimit të reformave në Maqedoni për shkak se Maqedonia bllokon refugjatët në rutën Ballkanike drejt Evropës, analizon ky institucion polak.

Për më shumë, kjo situatë e frustrimit dhe polarizimit social në Maqedoni, duka ia shtuar edhe sistemin jo-demokratik domethënë që stabiliteti është shumë i brishtë dhe mund të priten eskalime dhe tensione periodike në të ardhmen.

Analiza pasqyron sundimin e centralizuar të VMRO-së si sundim me frikë dhe shantazhe ekonomike ndaj biznesmenëve, me retorikë nacionaliste dhe politikë përjashtuese ndaj shqiptarëve. Ndërkaq, nuk lë anash as rolin e Bashkimit Demokratik për Integrim si partner i koalicionit i cili i shkon për shtati VMRO-së që në emër të “të drejtave të shqiptarëve ” duron politikat shpërfillëse të VMRO-së ndërsa njëkohësisht e kopjon atë sa i përket nacionalizmit dhe luftës për pushtet duke stërmbushur administratën publike me ushtarë partiak, (në Maqedoni janë përafërsisht 126 000 të punësuar në administratë, shifrat jo-zyrtare madje tregojnë se thuajse 40% nga të gjithë të punësuarve në vend janë në administratë), transmeton Portalb.mk.

Në analizë përmendet Marrëveshja e Ohrit të cilën maqedonasit e shohin si të keqe të domosdoshme ndërsa më shumë se gjysma (55%) nuk e përkrahin atë, për dallim nga shqiptarët që 90% janë pro implementimit të saj. Si që analizon OSË, kjo marrëveshje nuk e shndërroi Maqedoninë në shoqëri multietnike por në shoqëri paralele të banuar nga maqedonas e shqiptar: me arsim, parti, media dhe jetë paralele. Fakti që paritë shqiptare janë në pushtet, nuk ka kontribuuar që shqiptarët të marrin të drejtat e tyre, shkruan analiza.

“Tensionet thellohen edhe nga retorika e VMRO-DPMNE-së duke shpallur luftë kundër islamit radikal, për të cilat kjo parti fajëson pakicën shqiptare myslimane, dhe ketë përdor për të justifikuar veprimet e policisë kundër tyre. Kjo gjithashtu e legjitimon autoritetin e VMRO në skenën ndërkombëtare si një aleat në luftën kundër terrorizmit. Në këtë drejtim, politika e qeverisë në fakt kontribuon për të radikalizuar pakicat ndërsa masat që merr kundër tyre më shumë i bën që ti shërbejnë për të konsoliduar mbështetjen publike se sa për të luftuar kërcënimet reale. Strategjia e VMRO-DPMNE për ti përjashtuar shqiptarët gjithnjë e më shumë i pengon ata të identifikuar me shtetin e përbashkët ose politikës së jashtme (shqiptarët janë në favor të integrimit të shpejtë me BE-në dhe NATO-s, madje edhe nëse ndryshohet emri i shtetit, të cilën pjesa më e madhe e maqedonasve kundërshtojnë). Kjo udhëheqje e politikës së qeverisë në Shkup, të cilat shqiptarët nuk i besojnë, nënkupton se incidentet e vogla mund të rriten lehtë në demonstrata masive. Pakica shqiptare aktualisht nuk është e gatshme për të ndërmarrë veprime ushtarake kundër qeverisë, ndërsa lideri i BDI-së e ka të vështirë për të kontrolluar situatën dhe roli i tij është sfiduar, gjë që dëshmohet nga çarjet brenda partisë dhe një numër të incidenteve që kanë në shënjestër përfaqësuesit e kësaj partie (rrahjet dhe madje edhe vrasjet)”, shkruan në analizë, transmeton Portalb.mk.

Analiza e think-thenkut polak OSW (Qendra për studime Lindore) nuk le pa përmendur as skandalin e përgjimeve, politikat e dështuara qeveritare për largimin e varfërisë në vend, projektin kontrovers Shkupi 2014,  si dhe pafuqinë dhe rolin e LSDM-së në këtë krizë.

Për me shumë lexoni këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button