Aeropoti i Shkupit mbyllet për qarkullim

Aeroporti “Aleksandri i Madh” në Shkup është mbyllur për qarkullim për shkak të mjegullës. Të gjitha fluturimet dhe aterimet e planifikuara janë anuluar prej mbrëmë.

Nga aeroporti njoftojnë se situata ndryshon nga ora në orë.

Gjatë ditës së djeshme për shkak të kushteve të motit një pjesë e fluturimeve janë riorientuar drejt Ohrit, Sofjes dhe Beogradit ndërsa një pjesë janë anuluar.

Mjegulla e pengon zhvillimin normal edhe në komunikacionin rrugor. Dukshmëri të zvogëluar për shkak të mjegullës prej 20 deri 50 metra ka në akset rrugore Kumanovë – Shkup dhe Gradsko-Demir Kapi.

Komunikacioni në të gjitha rrugët e tjera magjistrale dhe rajonale në vend zhvillohet pa ndalesa në disa vende nëpër rrugë të lagështa. Për shkak të temperaturave të ulta është e mundur paraqitja e ngricave në vendet më të larta malore dhe ku nuk i bie dielli.

Lajme të ngjashme

Back to top button