Guardiola trajneri më i paguar, pas tij Mourinho

Shefi i shtabit teknik të Bayernit, Pep Guardiola është trajneri më i paguar në botë me 17 milionë euro për një sezon dhe ai fiton shumë më shumë se portugezi i Chelseat, Jose Mourinho, apo Marcelo Lippi te skuadra kineze Guangzhou, të cilët renditen i dyti dhe i treti.

Pas largimit nga Reali i Madridit, Mou është marrë vesh me të kaltrit e Londrës që për një vit paga e tij të jetë 10 milionë e 30 000 euro, derisa kontrata e Lippit është rrafsh 10 milionë euro për sezon.

Menjëherë pas tyre është Arsene Wenger i Arsenalit me 8 milionë e 260 000 euro, i ndjekur nga seleksionuesi i Rusisë, italiani Fabio Capello, me 7 800 000 euro.

Në mesin e dhjetë trajnerëve më të paguar në botë janë edhe Carlo Ancelotti, David Moyes, gerardo martino (i Barcelonës), Jüurgen Klopp i Borussia Dortmund dhe kiliani Manule Pellegrini te Manchester City, i cili paguhet “vetëm” 4 165 000 euro për një sezon.

Lajme të ngjashme

Back to top button