Shkup, ‘Stopanska Banka’ heq gjuhën shqipe nga bankomatet

Qytetarët shqiptarë të cilët kanë llogari të hapura në Stopanska banka, ankohen se kohën e  fundit gjuha shqipe është hequr si opsion në bankomate nëpër Shkup.

“Unë si klient i Stopanska Bankës jam i habitur me sjelljen jo korrekte dhe neglizhencën që i bënë kjo bankë klientëve të tyre. Bëhet fjalë për mos instalimin e gjuhës shqipe në Bankomatet e Stopanska Bankës. Përveç në Butel sa kam mundur ta vërej unë si klient në asnjë bankomat tjetër nuk është instaluar gjuha shqipe. Pse ky mos angazhim dhe kjo neglizhencë është për tu çuditur”, tha R.Villa klient i kësaj banke.

“Po e kemi të njëjtin problem i cili duhet zgjidhur nga vetë fakti se kjo bankë ka mjaft klient shqiptarë, të cilët do të kishin një qasje më të lehtë dhe më të kuptueshme nëse ishte edhe gjuha shqipe si opsion zgjedhës në bankomate. Megjithatë nuk kam reaguar me letër te banka” thotë V.Sadiku.

E kontaktuar nga Portalb kjo bankë del me deklaratën se procedurat për futjen e gjuhës shqipe janë në përpunim.

“Proceset për përparimin e shërbimeve kërkojnë angazhimin e resurseve dhe kohë që ato të realizohen. Një numër i madh i bankomateve në Fushtë Topane dhe në Butel tani më kanë të instaluar gjuhën shqipe. Të gjitha të tjerat që nuk kanë, do të rregullohen në gjysmën e parë të vitit 2014”, thanë nga kontakt Qendra e kësaj banke.

Kurse klienti R.Villa mohon këtë deklaratë duke thënë që në Fushë Topanë nuk është gjuha shqipe dhe si dëshmi ai ka bërë edhe fotografi.

“Nuk është e vërtetë që në Fushë Topanë ka bankomat që mund të zgjedhësh opsion gjuhën shqipe. Për këtë kam edhe fakte, fotografi”, shtoi R.V.

Edhe pse kompani private e cila nuk detyrohet me ligj të mbajë gjuhën shqipe në bankomate, është etikë profesionale që ta ketë të njëjtën sikurse anglishten, duke pasur parasysh se ajo u shërben dhe klientëve shqiptar.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button