Zbulohen dy raste të transportit ilegal të migrantëve

Policia dje ka zbuluar dy raste tentim për transport illegal të migrantëve, transmeton Portalb.

Në rastin e parë janë gjetur 12 pakistanez. Pasi policia ka tentuar ta ndalë personin që ka bartur migrantët i njëjti nuk është ndalur menjëherë por pas dy kilometrave ka ndalur automjetin dhe ka ikur. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Gjevgjeli- Demir Kapi.

Në rastin e dytë policia ka zbuluar transport ilegal të 9 migrantëve nga një vozitës nga Prilepi.

Policia ka kumtuar se ka hetuar dy vetura, një e tipit “Pezho206” me targa të Bullgarisë dhe tjetra “Seat Toledo” me targa të Kumanovës, vozitësi i së cilës ka dalur nga vetura dhe ka ikur. Në veturën e parë janë transportuar 4 migrantë, ndërkaq në të dytën 5 migrantë nga Iraku.

Pas dokumentimit të rastit migrantët do të vendosen në qendrën për të huajt./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button