Ndalesa për publikimin e Listës Zgjedhore me një sërë kontradiktash

PN:  Që të arrihet pajtueshmëri me parimin për mbrojtjen e të dhënave personale masë e mjaftueshme mbrojtëse do të ishte secili qytetar të ketë qasje te lista zgjedhore me fjalëkalim të cilin vetë do ta krijonte, por edhe të sigurohet anonimiteti i një pjese e të dhënave. (numri, hyrja, banesa) të cilat janë publike nëse kërkon me emër dhe mbiemër.

Gjykata Administrative ende nuk ka marr vendim pas ankesës së Komisionit Shtetëror Zgjedhor për vendimin e Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me të cilat detyrohet të tërhiqet nga interneti lista zgjedhore me 89.000 votues të dyshimtë për kontroll në teren, si dhe lista zgjedhore me numrin e plot të votuesve.

Pas vendimit nga DPMDHP me 31.03.2016 KSHZ e tërhoqi listën zgjedhore me emra të votuesve të dyshimtë, e cila ishte publikuar dy ditë më parë. gjegjësisht me 29.03.2016.

VENDIM I SHPEJTË NGA DPMDHP

Drejtoria zbardhi që me detyrë zyrtare ka bërë inspektim të jashtëzakonshëm në Komisionin Shtetëror Zgjedhor pas publikimit të të dhënave personale në Listën Zgjedhore në faqen e saj në internet.

„, Për shkak të situatës urgjente  u dhanë dy zgjidhje të përkohshme. Me njërën nga zgjidhjet ndalohet Komisioni Shtetëror Zgjedhor të mundësoj qasje elektronike tek të dhënat personale në Listën zgjedhore të publikuar në faqen https://izbirackispisok.gov.mk/,në mënyrë e cila nuk është në pajtim me normat për mbrojtjen e të dhënave personale. Në vendimin e përkohshëm është vërtetuar se publikimi edhe qasja elektronike te të dhënat personale në Listën zgjedhore nëpërmjet ueb faqes së Komisionit Shtetëror Zgjedhor nga ana e një numri të pacaktuar personash nuk është e drejtë dhe në pajtueshmëri me ligjin dhe është kryer në mënyrë e cila nuk është në përputhshmëri me qëllimet konkrete dhe të qarta të Ligjit, në kundërshtim me Nenin 31 paragrafi 2 pika 28-v dhe 28-g nga Kodi Zgjedhor dhe neni 5 paragrafi 1 dhe paragrafi 4 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personal, thuhet në këtë komunikatë

 

Në vendimin e DPMDHP qëndron që, Kodi Zgjedhor në nenin 55 paragrafi 1 parasheh që të dhënat personale që i përmban Lista zgjedhore janë të mbrojtura në pajtueshmëri me ligjin dhe nuk guxojnë të përdoren për asnjë qëllim tjetër, përveç se kryerjen e obligimit zgjedhor të qytetarit. Por, konfirmojnë ato, me mundësimin e  qasjes elektronike me emër mbiemër dhe adresë e të gjithë zgjedhësve nëpërmjet internetit në periudhën që vinë, ekziston rreziku të dhënat personale të keqpërdoren edhe për qëllime të tjera.

„ Në vendimin tjetër të përkohshëm Komisionit Shtetëror Zgjedhor i ndalohet që të publikoj në ueb faqen e vet të dhënat personale të personave fizik ( emri dhe mbiemri, gjininë, adresën, vendin dhe komunën, datën e lindjes , të dhënat nga personat e zhvendosur dhe numrin e vend votimit), të përfshira në shënimet jo konsistente lëndë e kontrolleve në teren, ngase KSHZ nuk ka bazë juridike të bëj përpunimin nëpërmjet publikimit të të dhënave personale të personave fizik, të cilat do të jenë të vërtetuara si shënime jo konsistente dhe do të jenë lëndë e kontrolleve në teren“, thuhet në vendimin  DPMDHP

DILEMAT E LSDM

Të njëjtën ditë reagoi edhe Damjan Mançevski, nënkryetar i LSDM i cili kërkoi që Komisioni Shtetëror Zgjedhor të mos veproj sipas kërkesave të kësaj drejtoriesipas së cilit votuesit e Listës zgjedhore mund të kërkojnë vetëm me emër, mbiemër dhe numër amë, por të mos mund të kërkojnë sipas adresës.

Me këtë vendim Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave Personale drejtpërdrejtë e shkelën Kodin Zgjedhor në të cilin qëndron që KSHZ e publikon Listën Zgjedhore në faqen e saj në internet me këto të dhëna, emër, mbiemër, adresë të zgjedhësve – tha Mançevski.

Në Kodin Zgjedhor, në nenin 31, paragrafi 2 , pika 28 thuhet:

Komisioni Shtetëror Zgjedhor e publikon Listën Zgjedhore në ueb faqen e tyre me këto të dhëna: emri, mbiemri dhe adresa e zgjedhësve. Çdo qytetar ka të drejtë të paraqes kërkesë deri tek Komisioni Shtetëror Zgjedhor të mos publikohet adresa e tij në Listën zgjedhore me arsyetimin për të ruajtur sigurinë e tij personale.

E gjithë kjo hapi dilema në opinion që kjo procedurë e  MDPBDH është në korniza ligjore.

Ajo e cila i kushtohet më shumë vëmendje në vendimin e DPMDHP janë paragrafët 1 dhe 4 të nenit 5 të Ligjit për mbrojtje të të dhënave personale në të cilat thuhet:

Të dhëna personale janë:

-përpunuar në më mënyrë të drejtë dhe në pajtim me ligjin;

– te sakta, të plota, dhe atje ku është e nevojshme të azhurnuara, me çka do të merren të gjithë masat adekuate për fshirjen ose korrigjimin e shënimeve të cilat nuk janë të sakta ose nuk janë të plota, duke pas parasysh qëllimin për të cilin janë të grumbulluara ose janë përpunuar;

DPMDHP në mbrojtjen e tezes së saj, gjithashtu, thirret në Kodin Zgjedhor në nenin 31 paragrafi 2 në pikat:

28-v)  KSHZ siguron qasje elektronike në listën zgjedhore në pajtim me normat për mbrojtjen e të dhënave personale;

28-г) Komisioni Shtetëror Zgjedhor e publikon Listën zgjedhore në ueb faqen e saj me këto të dhëna: emri, mbiemri dhe adresa e votuesve. Çdo qytetarë ka të drejtë të bëj kërkesë deri tek Komisioni Shtetëror Zgjedhor që adresa e tij mos të publikohet në Listën zgjedhore për raste sigurie.

Gjithashtu LSDM dhe  DPMDHP thirren në të  njëjtin nen nga Kodi Zgjedhor, por të dy subjektet e interpretojnë ndryshe paragrafin 28-g

Përderisa LSDM vlerëson që me këtë paragraf KSHZ lirisht mund të publikoj të dhëna nga  DPMDHP reagojnë që pikërisht pjesa: Çdo qytetar ka të drejtë të bëjë kërkesë te Komisioni Shtetëror Zgjedhor që të mos publikohet adresa e tij në Listën Zgjedhore për arsye sigurie , nuk është respektuar edhe për atë arsye është dhënë vendimi.

. “Vërtetmatësi” kërkoi nga  DPMDHP prononcim për këto interpretime kontradiktore, por nga atje informojnë që tani për tani mbajnë qëndrimin e publikuar në vendim dhe nuk do të komentojnë deri sa të mbaroj procedura administrative.

MËNYRË E SHPEJTË DHE FALAS E KONTROLLIT

Sipas Elena Stojanovska, analist dhe njohës i rrethanave për rruajtjen e të dhënave personale, një nga debatet më të mëdha i cili po bëhet në opinion tashmë disa cikle zgjedhore është qasje elektronike në Listën zgjedhore, gjegjësisht, të dhënat personale të qytetarëve me të drejtë vote.

 I pakontestueshëm është interesi i qytetarëve për qasje të lehtë, të shpejtë dhe falas të kontrollojnë saktësinë e të dhënave  personale në listën zgjedhore. Gjithashtu, i pakontestueshme është vëllimi i të dhënave të cilat janë të përmbledhura në Listën zgjedhore. Sipas Kodit Zgjedhor Lista zgjedhore i përmban numrin amë të qytetarëve, mbiemrin, emrin, emrin e njërit nga prindërit, gjininë, fotografinë personale (në format si në letërnjoftim apo pasaportë) (adresa e vendbanimit ,komuna, vendbanimi, rruga, numri i shtëpisë, hyrja dhe banesa), data e regjistrimit dhe fshirjes dhe data dhe mënyra e plotësimit të të dhënave.Ajo që nxit debate, në të vërtetë është shfrytëzimi i numrit amë të qytetarëve si fjalëkalim për hyrje në Listën elektronike zgjedhore  – thotë Stojanovska.

Në fakt, sipas saj, numri amë i qytetarit, në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale është shënim personal i ndjeshëm,për çka dhe ka shkallë më të lartë mbrojtje në krahasim me shënimet tjera personale.

 Çdo përpunim apo shfrytëzim i numrit amë të qytetarit duhet të jetë i paraparë me ligj, a kjo nuk është e paraparë as në Kodin Zgjedhor dhe as në Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Gjithashtu në kundërshtim me parimin e mbrojtjes të të dhënave personale është edhe mundësia e thjeshtë e qasjes tek emri dhe mbiemri për të ardhur deri te adresa e saktë e vendbanimit, gjegjësisht te komuna, vendbanimi, rruga, numri, hyrja, banesa dhe vendvotimi. Për tu arritur pajtueshmëri me parimin për mbrojtjen e të dhënave personale, do të ishte e mjaftueshme për mbrojtje që çdo qytetarë të mund të ketë qasje në listën zgjedhore me fjalëkalim të cilën vet do ta krijoj, por edhe do të siguroj anonimitet në një pjesë të shënimeve (numri, hyrja, banesa) të cilat do të jenë publike për t’i kërkuar me emër dhe mbiemër– na tha Stojanovska.

Ajo thotë që gjatë kërkimit të shënimeve në Listën zgjedhore, gjithashtu, paraqiten jo konsekuenca në zbatimin e parimit të mbrojtjes të shënimeve personale.

Në fakt, gjatë kërkesës të komunës, janë në dispozicion të gjithë shënimet personale të qytetarëve të cilët jetojnë në atë komunë, por kjo ndodh edhe gjatë kërkimit të adresave konkrete. Kërkimi me emër dhe mbiemër i jep të gjithë të dhënat personale të gjithë personave me të njëjtin emër dhe mbiemër. Në këtë drejtim Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e ka dhënë edhe vendimin e përkohshëm deri tek KSHZ, i cili duhet të jep udhëzime për përdorimin e masave teknike me të cilat do të rregullohet kjo çështje– thotë Stojanovskа.

Sa i përket listës së shënimeve jo konsistente- lëndë e kontrolleve në teren, shikuar nga aspekti i ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. sipas Stojanovskës, vetë Lista si përmbledhje e shënimeve personale edhe pse nuk është e paraparë me ligj, krijimi dhe vëllimi i të dhënave mund të arsyetohet me interesin e madh publik.

 Ajo që nuk është paraparë dhe e cila është e kontestueshme sipas parimeve për mbrojtjen e të dhënave personale është publikimi i të dhënave. Dispozita e Kodit zgjedhor, e cila e parasheh qasjen publike të shënimeve në Listën zgjedhore, para së gjithash, nuk i përket kësaj liste, e cila krijuar tani, për këtë fakt publikimi i kësaj është në kundërshtim me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Ndërkohë,duhet të bëhet edhe pyetja nëse qasja publike në bazën e të dhënave duhet të kuptohet si shpallje publike ose, si mundësi që çdo qytetar të ketë qasje te të dhënat e tij personale– përfundon Stojanovska për„Vërtetmatësin“.

 

BURIMI: vërtetmatës.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button