Shkupi do të ketë edhe baraka me stil barok

Në 20 lokacione në Shkup do të ndërtohen barakat shitëse në stil barok. Organet kompetente të qytetit të Shkupit kanë publikuar shpallje për miratimin e të drejtës dhe dhënien e lejes për vendosjen e pajisjes urbane – objekte që montohen dhe çmontohen përmes ankandit me gojë. Ata kanë kërkuar të interesuar për vendosjen e pajisjes urbane për periudhë 15 vjeçare.

Në shpallje theksohet që qiramarrësit e hapësirës do të mund të kryejnë veprimtarinë „restorante dhe objekte tjera për përgatitje dhe shërbim të ushqimit si veprimtari kryesore “.

Kriteri bazë për përzgjedhje do të jetë oferta më e lartë, ku çmimi fillestar i shpalljes publike nuk mund të jetë më i vogël se 15 denarë në ditë për metër katror, ndërsa në shpallje nuk është qartësuar sa do të jetë sipërfaqja e lokacioneve për pajisjet urbane dhe nëse 20 barakat shitëse e planifikuar janë identike ose ka sipërfaqe të ndryshme.

Sipas Departamentit për rregullimin e tokës ndërtimore të Qytetit të Shkupit, barakat do të jenë të ngjashëm me ata që i ka vendosur Ministria për transport dhe lidhje, njofton Telegrafi.

Në shpallje mund të paraqiten të gjithë personat fizik dhe juridik të vendit dhe nga jashtë që janë të regjistruar për kryerjen e veprimtarisë „restorante dhe objekte tjera për përgatitje dhe shërbim të ushqimit si veprimtari kryesore“.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button