Ahmeti fton autoritetet amerikane të angazhohen për emrin

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot ka qëndruar në Ambasadën Amerikane në Shkup ku është takuar me Ambasadorin e SHBA në Maqedoni, Poll Volers.

Ahmeti dhe Volers kanë folur për situatën aktuale politike në vend, perspektivat EuroAtlantike të Maqedonisë, zgjedhjet Presidenciale dhe reformat e kodit zgjedhor.

Volers riafirmoi përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për procesin integrues të Maqedonisë në strukturat Euro Atlantike dhe inkurajoi për intensifikim të përpjekjeve vendore për ta realizuar këtë synim.

Stabiliteti i vendit dhe i rajonit sigurohet vetëm nëpërmjet të integrimit të vendeve të Ballkanit perëndimor në NATO dhe BE.

Ahmeti theksoi që SHBA janë partner strategjik i Maqedonisë dhe i rajonit në përpjekjet për ti integruar vendet e Ballkanit Perëndimor në NATO, por edhe në Bashkimin Evropian dhe ftoi autoritetet amerikane që të angazhohen drejtpërdrejt në ndihmesë të përpjekjeve për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Tash është koha për zgjidhje dhe palët të ulen në tavolinë me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar, SHBA, Bashkimit Evropian dhe NATO-së.

Në lidhje me zgjedhjet presidenciale, Kryetari Ahmeti ri përsëriti qëndrimin për mbështetje të një kandidati konsensual për President që do të ishte i pranueshëm për të gjithë qytetarët.

Lajme të ngjashme

Back to top button