Pse vallë më zgjat shumë cikli menstrual?

Pyetje: cikli im menstrual shpesh zgjatet shumë – vazhdon deri në nëntë ditë! Mos vallë është diçka e gabuar? Përgjigje: kur bëhet fjalë për ciklin menstrual, çdo femër është e ndryshme, ajo që mund të jetë normale për ju, ndoshta mund të mos jetë në rregull për miken tuaj të ngushtë.

Rrjedhja mesatare e ciklit zgjat katër deri në shtatë ditë, por nëqoftëse keni një muaj që ju zgjatë periudha, ndoshta nuk duhet edhe të shqetësoheni – ndikon stresi, sëmundjet dhe humbjae peshës. Por, nëse cikli juaj menstrual zgjat për më tepër se një muaj, atëherë veproni në mënyrë të duhur dhe kontaktoni gjinekologun tuaj për të zbuluar shkaqe tjera të mundshme siç janë ndryshimet hormonale, sindromi policistik ovarian si dhe fibroidet.

Gjithashtu, mjeku mund të ju kontrollojë për anemi nëse keni shumë gjakderdhje dhe duhet të ndrroni tamponët çdo orë. Varësisht nga shkaku i gjakderdhjes, mjeku juaj mund të ju përshkruajë pilula kontraceptive apo një pajisje intrauterine për të rregulluar mosbalancimin hormonal si dhe gjakderdhjen mujore.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Te lutem me ndihmo , kam gati 20 dite me perioda jo shume te medhaja nga pak po ndonjehere me dalin te mpiksura , cfare me thoni ju lutem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button