Katimerini: Fyle ka bërë presion që Maqedonia të fillojë bisedimet

Mbledhja e Këshillit për punë të përgjithshme pranë BE-së nuk ka kaluar pa dhimbje për Greqinë, shkruan “Katimerini”, duke u thirrur në burime pranë MPJ-së greke. 

“Disa kolegë, me ndihmë të komisarit Shtefan Fyle, ushtruan presion që  Maqedonisë  t’i jepet datë për fillim të negociatave, me çka Greqia dhe shtetet tjera ashpër kundërshtuan”, shkruan gazeta.  

Kjo çështje, si dhe intervenimet për ndryshim të tekstit për Maqedoninë në konkluzat kanë krijuar ndërprerjen e mbledhjes. Pala greke ka kërkuar që në tekst të qëndrojë se Shkupi duhet të “bëjë hapa esencial për fqinjësi të mirë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button