Muslimanët në Athinë do të kenë hapësirën e tyre të posaçme në varrezat publike

Çështja e varrezave për muslimanët në kryeqytetin grek duket se ka marrë më në fund një zgjidhje. Sinodi i Shenjtë i Kishës Greke ka vendosur përfundimisht të caktojë një hapësirë më vete për muslimanët në varrezat publike të Skistos.

I mbledhur këtë të enjte, Sinodi i Shenjtë ka lajmëruar pas takimit se janë ndarë 20 hektarë në varrezat e Skistos për varrimin e muslimanëve.

Si i vetmi kryeqytet i BE-së ende pa një xhami, siç vë në pah e përditshmja turke Sabah, Athina nuk ka patur po ashtu një vendvarrimi më vete për muslimanët, duke krijuar probleme si për muslimanët vendas, ashtu dhe për ata të ardhurit, të tubuar në bashkësi emigrantësh.

Muslimanët e gjendur përgjithësisht në Athinë e të ikur nga kjo jetë janë shtënë në dhé gjer më tani në varrezat muslimane në Trakinë Perëndimore apo në vendet muslimane, transmeton tesheshi.com.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button