Amerika po e humb interesin për Maqedoninë?

Alarm i kuq për politik-bërjen në Maqedoni! Analistët politik vlerësojnë se deklarata e ambasadorit amerikan Poll Uollers, duhet të merret seriozisht nga politikanët por edhe qytetarët në vend, pasi tregon qartë se SHBA-të mund të kursejnë simpatinë dhe mbështetjen e tyre të deritanishme ndaj vendit.

Në një deklaratë për Alsat, ekspertja për marrdhëniet ndëretnike Mirjana Maleska thekson se deklarata e ambasadorit amerikan vjen në një kohë të duhur, kur vendi nuk mori datën për fillimin e bisedimeve, jemi jashtë NATO-s, tensionet po rriten, politikanët nga ana tjetër zhvillojnë një politikë të papërgjegjshme me atë që të gjitha forcat, paratë por edhe kohën e përqendruan në glorifikimin e identitetit kombëtar maqedonas.

Sipas saj, këto porosi janë një tërheqje e vërejtjes e cila mund thotë se SHBA do të zbeh simpatinë e saj por edhe politikat e saj mbështetëse ndaj Maqedonisë, nëse kihet parasysh fuqia që qëndron pas Uollersit për përmbushjen në praktikë të deklaratave të tij, ka shtuar Maleska për Alsat. 

“Ambasadori Uollers në ligjëratën e tij në fakt në përshkrimin që e bëri e vizatoi portretin e kryeministri Gruevski sepse të gjithë atë që tha i atribuohen personalitetit të kryeministrit aktual, ai vetëm emrin nuk e përmendi…Dua të besoj se kjo porosi  e tij të jetë qëllimmirë në mënyrë që Maqedonia të del nga ky vorbull, ku bëhet një përzierje e  emocioneve me të kaluarën, me historinë, me prejardhjen, etnitetin, marrëdhëniet ndëretnike, që sigurisht Maqedonisë nuk i hap perspektivën për të ardhmen por e kthen pas”, është shprehur Zyberi për Alsat.

Ambasadori amerikan Poll Uollers, duke folur përpara studentëve të Universitetit Fon një ditë më parë, theksoi se qytetarët e kanë në dorë të përcaktojnë të ardhmen e tyre, duke zgjedhur liderë që kanë vizion drejtë të ardhmes dhe jo të tillë që kthejnë vendin prapa.

Lajme të ngjashme

Back to top button