Zbulohet lidhja mes Elvanës dhe Florit

Përveç bashkëpunimeve të suksesshme në muzikë, Flori dhe Elvana e kanë zgjeruar më tej bashkëpunimin e tyre duke i bërë kështu gjërat më zyrtare. Të dy këngëtarët kanë vendosur të investojnë së bashku në një biznes, të cilin e kanë mbajtur sekret deri tani, picerinë “Proper Pizza”.

 Në këtë biznes të madh, Elvana ka 35 për qind të aksioneve, ndërsa Flori Mumajesi nëpërmjet kompanisë M.I.A, ka 51 për qind të aksioneve. Pjesë e ortakërisë është edhe një mik i tyre me 14 përqind të aksioneve, shkruan Panorama Plus.

Pas publikimit të të dhënave të biznesit në zotërim të dy këngëtarëve ka pasur reagim vetëm nga Elvana Gjata, e cila për Blitz.al ka thënë:

“Marrëdhënia me Florin? Po, ka një të vërtetë! Bashkë me Florin jemi aksionarë të “Proper Pizza”. Mediat janë të lira të shkruajnë çfarë të duan. Kanë kohë që e bëjnë këtë. Është një marrëdhënie e komplikuar, do thoshte Facebook”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button