Shqipëria feston ditëlindjen e profetit Muhamed a.s. (FOTO)

Mijëra qytetarë shqiptarë, u bënë pjesë e programit festiv në përkujtim të Profetit Muhamed, organizuar për të njëmbëdhjetin vit radhazi nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe Fondacioni Kulturor e Arsimor “Sema”.

Siç thuhet në komunikatë, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skender Bruçaj, duke folur për personalitetin që la gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e historisë njerëzore, u shpreh se mesazhi që solli Profeti është mesazhi i jetës, i dashurisë dhe i mëshirës.

“Të gjithë profetët u kanë folur popujve të ndryshëm, ndërsa Muhamedi erdhi si mëshirë për të gjitha botërat. Mesazhi që solli Profeti është mesazhi i jetës, i dashurisë dhe i mëshirës. Profeti Muhamed a.s. na mësoi se qëllimi i Islamit është promovimi i paqes, i mirëkuptimit, i drejtësisë, i sigurisë dhe garantimit të dinjitetit njerëzor, duke respektuar në thelb diversitetin njerëzor”, tha Bruçaj.

Ndërsa Kryeministri i vendit, Edi Rama, i pranishëm në këtë aktivitet, vlerësoi figurën e Profetit Muhamed, teksa theksoi se njerëzimi nuk mund të bënte pa të dhe pa mesazhet e tij.

Gjithashtu Kryeministri Rama, vlerësoi rolin dhe kontributin e Komunitetit Mysliman në këto vite.

“Unë e përshëndes dhe si kryeministër, jam krenar për Komunitetin Mysliman shqiptar, një komunitet që në çdo moment ka luajtur një rol emancipues dhe paqëtues për kombin tonë. Një komunitet i cili sot e mbështet plotësisht projektin tonë të ri për ta kthyer shkollën publike në një hapësirë njohëse jo vetëm për shkencat por edhe për fenë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button