Ja cili këngëtar i njohur sapo u bë dajë

Noizy sapo ka shpërndarë në rrjetet sociale lajmin më emocionues që mund të përjetojë një njëri, atë të një jetë të re. Motra e tij Anisa ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë dhe reperi është gjendur menjëherë pranë saj më një tufë trëndafilash rozë. “Më në fund dajë”- ka shkruar ai tek fotoja ku duket me një fytyrë mjaft fëmijërore, siç i shkon dhe rastit fundja.

Noizyn e kemi parë shpesh herë të shprehë debulesën që ka për motrën e tij, pasi marrëdhënia e tyre është shumë  e ngushtë.

Kur motra e tij mori vesh se do të bëhej nënë, menjëherë ka publikuar një foto ku ka shkruar se Noizy do të jetë daja më i lumtur në botë.

Reperi na ka bërë të ditur edhe emrin bebes së porsalindur. “Mirë se erdhe Prayla, më thirr daja Gelsi”- ka shkruar ai. Të shumta kanë qenë urimet për dajën e ri edhe nga ndjekësit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button