Vëllazërimi merr kreun, Gostivari ndëshkohet në sekondat e fundit

Skuadra e Vëllazërimit edhe pse me vetëm një gol ka shënuar fitore ndaj ekipit të Kozhufit, por kjo kishte vlerën e tri pikëve të mëdha që i ka dhënë kryesimin në tabelën e klasifikimit. Futbollistët e trajnerit Xhengis Rexhepi edhe pse gjatë gjithë ndeshjes kishin kontrollin e topit, por vetëm minuta e 73-të solli gëzimin e tifozëve kërçovarë, kur Mirlind Ibraimi nga gjuajtja e lirë me një goditje precize shënoi eurogol për fitore dhe pikë të arta. Deri në fund të ndeshjes kërçovarët arritën mirë të kontrollojnë lojën dhe të ruajnë epërsinë.

Dramë e vërtet ka ndodhur në Shkup, më saktësisht në lagjen Gjorçe Petrov ku Gostivari ishte mysafire e Makedoniaj Gj.P. Ndeshja kishte dy pjesë krejtësisht të ndryshme, në të parën dominuan nikoqirët që kishin shumë rast, ndërsa në dy prej tyre ngadhënjimtarë doli portieri Illçe Petrovski që i ndali një shans të pastër Kostovskit dhe herën e dytë mbrojti edhe një penalti.

Pamje nga ndeshja Makedonija Gj.P - Gostivari
Pamje nga ndeshja Makedonija Gj.P – Gostivari

Pjesa e dytë ishte e dominuar nga futbollistët e Gostivarit të cilët disa herë përmes sulmuesit Ersen Sali tentuan të shënojnë. Por kur pritej fundit, vetëm dy minuta para se të përfundojë ndeshja referi i takimit ndëshkoi me karton të kuq Ersen Sali, ndërsa më pas ndeshja u vazhdua për katër minuta. Gjatë këtyre minutave Gostivari dy herë shpëtoi gol të pastër, ndërsa kur kishin kaluar minutat shtesë referi nuk ndërpreu lojën por lejoi që të përfundojë një sulm i nikoqirëve dhe pikërisht në këtë aksion u shënua dhe goli i fitores.

Edhe pse të gjithë nga stafi dhe lojtarët protestuan te referi kryesor, asgjë nuk ndryshuan pasi që me të filluar nga mesi ai fishkëlloi për fund të ndeshjes. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button