Euroaktiv: Shqiptarët më nuk kanë durim për eurointegrimet!

Shqiptarët etnik të Maqedonisë u bëjnë thirrje liderëve të huaj që të ndihmojnë shtetin në zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë, që më pas të fillojnë bisedimet për anëtarësimin në BE.

Por nga ana tjetër edhe Bashkimi Evropian vlerësoi ulët procesin e zhvillimit të vendit drejt standardeve demokratike, shkruan portali evropian Euroaktiv, në tekstin me titull “Shqiptarët etnik të Maqedonisë humbin durimin rreth negociatave me BE-në”.

Në këtë portal është vendosur biseda e zëvendëskryeministrit të Maqedonisë Fatmir Besimi, i cili u bën thirrje NATO-s dhe BE-së që të ndihmojnë në zgjidhjen e çështjes së emrit.

“Situata momentale është sfidë për vendin tonë: pritjet janë të ndryshme për grupet e ndryshme etnike. Procesi intensiv i BE-së do të mbajë vendin të bashkuar edhe në të ardhmen”, tha Besimi.

 Teksti rikujton përmendoren kontraverze të car Dushanit si dhe përfundimet e fundit për Maqedoninë që u dhanë nga BE.

“Shqiptarët nuk janë të kënaqur me të arriturat e dobëta në agjendën evropiane. Ata vlerësojnë se arritjet drejt BE-së do të rrisin mundësitë për vendet e lira të punës dhe do të rrisin të drejtat e tyre”, tha Besimi. Ai vlerëson se Maqedonia do të vazhdojë bisedimet me Greqinë por nevojitet edhe ndihma e BE-së, NATO-s dhe SHBA-ve. “Nuk paragjykoj se çfarë formati duhet të ketë, por pamë se BE-ja në mënyrë të suksesshme u angazhua në çështjen bilateral mes Serbisë dhe Kosovës, ose mes Sllovenisë dhe Kroacisë”, tha ai.

Edhe pse Komisioni Evropian vlerëson se Shkupi është i gatshëm për bisedime me BE-në, procesi nuk vazhdon shkaku I çështjes së emrit. Në këtë tekst po ashtu theks iu vendos edhe konkluzioneve të BE-së në të cilat  tha  se “ka largësi të thellë mes partive politike të cilat ndikojnë funksionimin e Parlamentit”.

Euroaktiv po ashtu rikujton ngjarjet qe ndodhen në parlament gjatë dhjetorit të kaluar, dhe thonë se ato vendit i dhanë pamje të keqe dhe për këtë arsye fjalori i BE-së nuk është kaq ambicioz dhe ka shkaktuar dëshpërim. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button