Dimova: Politika populiste e Gruevskit komplikon integrimin vendit

LSDM-ja i bënë thirrje Nikolla Gruevskit që në plan të parë të vendos interesat strategjike të vendit në vend të politikave populiste që i komplikojnë akoma më shumë problemet e vendit  në rrugën e integrimeve euro-atlantik.

Lidija Dimova, kryetare e Këshillit për EU integrime të LSDM-së, potencoi se, kualifikimi se qeveria në Maqedoni nuk bën dallim mes shtetit dhe partisë dhe se keq menaxhon me financat publike, e kthen Maqedoninë 20 vite prapa, në vitet e 90-ta, në fillimet e ndërtimit të Maqedonisë së pavarur.
‘Ritheksojmë se qeveria duhet t’i korrigjojë politikat e veta që dërgojnë porosi negative në Bashkimin Evropian. Në kohën kur po mbahej Këshilli Evropian, kur të gjitha palët lobojnë, luftojnë, për konkluzione më të mira, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë ishte në Indi. Mund ta marrim me mend se çfarë porosie ai u dërgoi ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të BE-së”, tha Lidija Dimova, kryetar i Këshillit për EU integrime të LSDM-së. 

Lajme të ngjashme

Back to top button