Sot u lëshua në përdorim stadiumi i Tetovës

Stadiumi i Tetovës sot është lëshuar në përdorim, edhe pse shumë larg nga ajo që duhet të jetë, me kërkesë të klubeve Shkëndija, Renova dhe Teteksi, ndeshjet do të luhen para se të përfundojnë të gjitha punët.

Pas më shumë se një viti bredhjeje nëpër qytete të ndryshme të Maqedonisë, skuadrat e Shkëndijës, Renovës dhe Teteksit do të luajnë futboll në stadiumin e Tetovës. Edhe pse sipas planit që ishte parapa, stadiumi është shumë larg asaj që duhet të jetë, por me kërkesë të tre klubeve ai do të jetë i lëshuar në shërbim të ekipeve nga dita e sotme. Për momentin vetëm bari është në gjendje të mrekullueshme, ndërsa gjithçka tjetër pothuajse është në të njëjtën situatë.

Në pranim dorëzimin e stadiumit të pranishëm ishin përfaqësues të FFM-s, pastaj të tre klubeve si dhe kryetarja e Komunës së Tetovës, znj.Teuta Arifi. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button