Fillon Edicioni i 9-të i Festivalit teatror internacional “Fytyra pa maska”

Me komedinë muzikore “Zbathi këpucët” të teatrit privat “Ludum, ludum” dhe Agjencia Kinozoik nga Beogradi sonte në skenën e vogël të Operës dhe Baletit të Maqedonisë do të hapet Edicioni i 9-të i Festivalit teatror internacional “Fytyra pa maska”, i cili i përkushtohet produksionit teatror të pavarur profesional, teatrit alternativ dhe eksperimental. Shfaqja për tre muaj ka arritur sukses të madh në Serbi.

Autor është Teodora Ristovski, ndërsa regjisor Petar Ristovski. Marrin pjesë shtatë aktorë. Edicionin e nëntë të “Fytyra pa maska” do ta hapë aktori Vasill Zafirçev. “Zbathi këpucët” është midis gjashtë shfaqjeve që do të shfaqen në festivalin e sivjetmë “Fytyra pa maska” i cili deri më 12 prill do të mbahet nën moton “Qëndro stabil”. Në katër ditët e festivalit, krahas teatrit nga Serbia, do të jenë marrin pjesë edhe teatrot nga Rumania, Greqia, Rusia dhe Italia, ndërsa do të performohet edhe një shfaqje maqedonase.

Programi është garues dhe gjashtë shfaqjet do të jenë në garë për tre çmimet e festivalit: Gran-pri për shfaqje më të mirë në tërësi, çmimi për lojë më të mirë aktrore dhe çmimi për regji më të mirë. Krahas shfaqjeve, çdo ditë nga ora 11 në skenën e Sallës Universale do të mbahen edhe punëtori të cilat do t’i udhëheqin mysafirët-pjesëmarrës të festivalit.

Bileta hyrëse për shfaqjet janë me çmim nga 200 denarë. Mund të blihen biletarinë e Sallës Universale dhe në të dy skenat ku do të mbahet festivali (Teatri Komedia dhe OBM). Organizatorë të festivalit janë “Teatri i pavarur 007” dhe Qendra e kongreseve “Aleksandri i Maqedonisë”-Shkup (Salla Universale), nën patronat dhe me mbështetje financiare të Qytetit të Shkupit dhe Ministrisë së Kulturës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button