Prokuroria zhvillon hetimet për shkaqet e zjarrit në Tetovë

Prokuroria publike e Tetovës ka njoftuar se edhe gjatë ditës së sotme vazhdojnë hetimet rreth zjarrit që shpërtheu dje në rrugën 180 në Bllok 70 numër 14 rreth orës 14.00. 

Sipas të dhënave të para të prokurorisë, zjarri fillimisht ka shpërthyer në bodrum i cili më pas është shpërndarë edhe në pjesët e epërme të ndërtesës. Me këtë rast është përhapur tym i dendur i cili ka përfshirë tërë ndërtesën. 

“Arsyet e zjarrit ende janë të panjohur, ndërsa ekipet e hetuesisë të udhëhequra nga prokurori publik pas denoncimit të rastit kanë qëndruar në vendngjarje. Hetimi ende është duke u zhvilluar dhe do të vijojë deri në zbardhjen e plotë. 

Ekipet e hetuesisë janë në përbërje prej inspektorëve për zjarre, krim teknikët për zjarre në kuadër të SPB-së në Tetovë, ndërsa në orët e pasdites këtyre do të ju bashkëngjiten edhe forenzikët nga MPB- Shkup. Si pasojë e gjithë kësaj, gjatë zjarrit janë lënduar, apo janë alivanosur nga tymi rreth 21 persona, prej të cilëve 5 zjarrfikës nga Tetova, të cilëve u janë bashkangjitur edhe njësia e zjarrfikësve nga Shkupi dhe Gostivari. Të njëjtit bënë përpjekje mbinjerëzore që të tërheqin personat e mbetur në banesat e tyre, ndërkohë kanë luftuar me zjarrin. 

Lajme të ngjashme

Back to top button