Foshnjat që i mbijetuan stihisë së zjarrit në Tetovë janë në gjendje të mirë

Personat që luftuan me stihinë e zjarrit në ndërtesën 180 në Tetovë, pas trajtimit mjekësor, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

 Nga 21 personat e pranuar fillimisht në spitalin Klinik të Tetovës, tre prej tyre nëna dhe fëmijët e sajë të vegjël janë dërguar në spitalin e Shkupit, ndërsa gjashtë të tjerë në mesin e të cilëve edhe 4 zjarrfikës, kanë qëndruar gjatë natës në spitalin e Tetovës.
Personat që u shtrin mbrëmë në spitalin e Tetovës, pas trajtimit mjekësor janë lëshuar në shtëpi. 

Nga Klinika për fëmijë e Shkupit, bëjnë të ditur se foshnja tre muajsh dhe motra e sajë,  dy vite e gjysmë, janë në gjendje  stabile shëndetësore, pas zjarrit të djeshëm në Tetovë, ka theksuar drejtoresha e kësaj klinike Aspazija Sofijanova.

“Momentalisht ata janë ende në repartin e trajtimit intensiv, për arsye se është me sigurt dhe kërkon trajtimin dhe monitorimin tonë”, thotë Sofijanova.

Sasia e madhe e tymit që kanë thithur  foshnja  3 muajshe dhe motra e saj, kanë qenë shkaqet që kanë çuar në dërgimin e tyre në klinikën e fëmijëve në Shkup të cilët kanë pajisje më të sofistikuara. Në gjendje stabile shëndetësore është edhe nëna e tyre. 

Nga MPB-ja, Tetovë, thonë se me urdhër të prokurorisë publike, ka filluar ekspertiza e policisë e cila duhet të gjejë shkaqet që shkaktuan zjarrin në ndërtesën shtatë katesh.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button