Mustafa Imeri mes këngëtarëve maqedonas, në shesh për Vitin e Ri

Qytetarët që kanë vendosur që Vitin e Ri ta presin në sheshin “Makedonija” në Shkup, do të argëtohen me këngëtarët e estradës siç janë Kaliopi, Tijana, Kuku-Lele dhe Mustafa Imeri.

Ahengu i vitit të ri do të zgjasë deri në orët e hershme të mëngjesit me këngëtarët e estradës, refrene të njohura, shfaqe dinamike dhe efekte audio-vizuale.

Koncerti i Viti të Ri do të fillojë në orën 21 dhe në orën 12 në mesnatë mbi Shkupin do të shfaqet një pamje spektakolare me fishekzjarrë.

Lajme të ngjashme

Back to top button