Tifozët izraelit djegin Kur’anin, fyejnë Islamin

Drejtori i xhamisë Al-Aksa Shejh Najeh Bakirat ka denoncuar djegien e Kur’anit të shenjtë dhe fyerjen e Profetit Muhamed nga tifozët e futbollit në qytetin verior izraelit Sakhnin të mërkuren.

” Shkeljet izraelite kundër simboleve fetare muslimane kanë shkuar përtej të gjitha linjave të kuqe,” tha Bakirat.

Gjatë një ndeshje futbolli të mërkurën , tifozët e ekipit të futbollit izraelit Beitar Jerusalem dogjën një kopje të Kuranit, librit të shenjtë musliman, dhe ofenduan Profetin Muhamed, transmeton mesazhi.

Zëdhënësja e policisë izraelite Luba al – Samri tha se tre tifozë,të cilët ishin në të njëzetat, ishin ndaluar për pak kohë lidhur me incidentin .

Ndërkohë, anëtari arab i Kneset Talab Abu Arar i ka dërguar kërkesë ministrit izraelit të Sigurisë së Brendshme Yitzhak Aharonovich dhe kryetarit të Shoqatës së Futbollit Izraelit Avi Luzon që t’u kërkojnë  tifozëve të Beitar Jerusalem që të përmbahen nga kryerja e shkeljeve të tilla.

Ebu Arar bëri thirrje gjithashtu për të vënë një ndalesë për atë që ai e përshkroi si “fenomen racist ” dhe ndëshkimin e shkelësve për kërcënimin e sigurisë publike dhe sigurinë e banorëve arabë në token e pushtuar palestineze – Izrael.

Lajme të ngjashme

Back to top button