Fillojnë pas 6 vjetësh fluturimet direkte nga Izraeli në Turqi!

Ankaraja dhe Tel Avivi kanë arritur në një marrëveshje për heqjen e pengesave të fluturimeve direkte nga Izraeli drejtë Turqisë të vendosura mbi bazat e sigurisë.

Që prej gjashtë vitesh kompanitë ajrore izraelite nuk mund të kryenin fluturime të drejtpërdrejta me Turqinë, transmeton 77news.

Si rezultat i negociatave të ndërsjella midis Autoriteteve të Aviacionit Civil Turqi-Izrael, sot u arrit në nënshkrimin e një marrëveshjeje të re, në sajën e të cilës do të hapet rruga ajrore e fluturimeve të drejtpërdrejta Izrael-Turqi.

Në vitin 2007 Turqia vendosi të marrë të njëjtat masa sigurie kundër Izraelit, pasi ky i fundit kishte vendosur masa sigurie kundër Turqisë, si rezultat i të cilës Izraeli nuk mund të kryente fluturime të drejtpërdrejta me Turqinë.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes avionët izraelitë do të mund të fillojnë fluturimet e drejtpërdrejta me Turqinë në verën e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button