Reforma në shëndetësi: Të shfuqizohet ligji për abort

“Investoni në shëndetësi” ishte tema e tryezës së rrumbullakët të organizuar nga OJQ HERA, se bashku me partitë politike, raporton Portalb.

Shfuqizimi i ligjit për abort. Kthimi i të drejtave të grave për të vendosur se sa fëmijë do kenë. Zbulimi i hershëm i kancerit në gji dhe mitër. Ishin problemet brengosëse për debatuesit.

“Kjo është iniciativë e disa organizatave qytetare. Këtu jemi për t’i diskutuar nevojat në fushën e shëndetësisë. Në këtë periudhë të krizës politike, çështja e shëndetësisë sikur është harruar, prandaj ne kemi marrë iniciativë së bashku me disa përfaqësues të partive politike, të cilët pozitivisht janë përgjigjur në thirrjen tonë, e ato janë: LSDM, PLD, PL, PRM, ndërkaq presim që të na bashkëngjitet edhe BDI. Ajo që duam sot të bisedojmë është theksimi i disa problemeve, me të cilat ballafaqohen komunitetet e margjinalizuara dhe të pambrojtura në Maqedoni dhe mundësia për ta rritur bashkëpunimin në periudhën që po vjen”, u shprehën nga OJQ HERA.

“Në krijimin e politikave tona prioriteti jonë është mbrojtja e qytetarëve, përfshirë edhe kategoritë e margjinalizuar dhe të pambrojtur. Agjenda jonë është e bërë pas një analize në terren. Dua të theksojë se ne do ta shfuqizojmë participimin spitalor për të gjithë që shfrytëzojnë shërbime nga sigurimi shëndetësore. Këtë e patëm propozuar edhe në Kuvend por nuk kaloi. Kështu duam tu ndihmojmë qytetarëve, te cilët kanë të ardhura të vogla, të ardhura që janë nën pagën mesatare. Puna e dytë që do ta bëjmë pas ardhjes tonë në pushtet do ta shfuqizojmë ligjin aktual për abort. Duam ta kthejmë të drejtën e gruas që të vendos se sa fëmijë do t’i ketë. Do t’i shfuqizojmë procedurat e gjata administrative për ta realizuar këtë të drejtë. Dhe, duam të respektohen të drejtat që janë të garantuara në Konventat e KB-së, si dhe mbrojtjen e të drejtave të pacientit. Do të mundosojmë qasje të gruas për në gjinekolog edhe në vendet më të largëta rurale. Duke përfshirë edhe komunat si Shuto Orizare, ku 8 mijë gra ende nuk kanë gjinekolog. Si do të bëhet kjo? Duke subvencionuar gjinekolog për të hapur ordinancë në këto vende, stimulimin e specializimeve. Përkujdesje dhe kontrolle pa para të grave gjatë tërë shtatzënisë. Do të punojmë për skrining programe për zbulimin e hershëm të kancerit në gji dhe në mitër të femra, si dhe kancerin në zorrën e trashë. Për personat me nevoja të posaçme do tu mundësojmë qasje në ordinance ku do të mund t’i plotësojnë nevojat e veta. Pacientët me diabet do të marrin në kohë terapi me insulinë, në përputhje me mjekësinë e bazuar në fakte”, ka theksuar Jagoda Shahpaska nga LSDM.

“PRM si parti e gjelbër do të vazhdojë politikën e saj për drejtësi sociale dhe mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët. Kështu që për komunitetet margjinalizuar do të kemi trajtim të posaçëm. Na duhen më shumë mjete, për personat që përdorin drogë- këto janë një kategori e personave të margjinalizuar. Do t’i kushtojmë rëndësi të veçantë të drejtave të grave. Të sigurojmë trajtim të veçantë në mbrojtjen gjinekologjike”, u shpreh Liljana Popovska.

““Levica” është parti bashkëkohore e majtë e cila gjithmonë do të jetë në anën e të margjinalizuarve. Do të bëjmë përpjekje që ta kthejmë dinjitetin e të gjithë qytetarëve në Maqedoni. Jemi dëshmitarë se te ne po bëhen politika për ta shkatërruar sistemin e shëndetësisë. Prandaj, qëllimi jonë është që ta ndërpresim qasjen ndaj pacientit si klient dhe të trajtohet si njeri”, deklaroi Goce Markovski.

“Opsioni qytetar për Maqedoninë GROM do të jap mbështetje për politikat për ta përmirësuar sistemin e shëndetësisë, sidomos për komunitetet e margjinalizuar dhe të pambrojturit”, potencoi Oliver Ogneski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button