Si të pastrojmë më lehtë ekranet e pajisjeve elektronike

Krijimi i gjurmëve te gishtërinjve, apo shtresave te pluhurit ne ekranet e dispozitivëve elektronike te përdorimit te përditshëm dhe atyre shtëpiake është një gjë te cilën sa do qe te mundohemi nuk jemi ne gjendje ta shmangim.

Problemi është se këto sipërfaqe sa me te përparuara nga ana teknologjike, aq me te vështira dhe delikate janë ne mirëmbajtje dhe këtë radhe e kemi fjalën për mënyrën e tyre te pastrimit. Për realizimin e këtij misioni do te na duhej:
– Një cope pastrimi me mikrofibra
– Ujë i distiluar, i demineralizuar
– Alkool izopropilik
– Uthull e bardhe

Pastrim ekran celular

Ne fakt, siç e thamë edhe me sipër, pastrimi i sipërfaqeve te tilla është një operacion sa i thjeshte, po aq dhe delikat. Mos harroni se këto ekrane janë shume te ndjeshëm ndaj presionit qe ushtrohet mbi to. Një kujtese tjetër e rëndësishme është qe ndërsa e pastrojmë, aparati duhet te jete i fikur, madje edhe priza e hequr nga korrenti. Shmangni gjithashtu përdorimin për pastrim te letrave te kuzhinës, lendeve gërryese, ato me amoniak, acetonin, apo alkoolin e pastër.

Për largimin e pluhurit do te mjaftonte qe ekrani te pastrohej me një lecke me mikrofibra, e cila nuk le gjurme, ndërsa ne rastet kur na duhet qe te pastrojmë ekranin nga gjurmët e gishtërinjve, këshillohet përdorimi i solucioneve ne vend qe te ushtroni force mbi te. Për këtë është e mjaftueshme qe te përzihen ne masa te barabarta uje i demineralizuar dhe uthull e bardhe. Një alternative e mire është gjithashtu dhe alkooli izopropilik, i cili duhet te dallohet nga ai i denatyruar.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button