Petkovski: Gruevski luan me qytetarët dhe BE-në

Për të pestën herë me radhë Maqedonia nuk merr datë për fillimin e bisedimeve dhe së bashku me Bosnjën dhe Kosovën u gjend në vagonin e fundit të trenit që çon për në BE dhe është shumë e paqartë nëse ndonjëherë do të arrije në destinacion. Tash nuk janë pengesë vetëm Bullgaria dhe Greqia, por edhe vende tjera të Evropës, ka deklaruar kryetari i NSDP-së, Tito Petkovski.

Tito Petkovski, thotë se vendet evropiane nuk besojnë më në kapacitetin e Maqedonisë për anëtarësim në BE. Dikush mendon se nuk i përmbushëm as kriteret elementare. Si përgjigje për qëndrime të tilla, Gruevski porositi, “Be-ja të na ftojë kur të jetë gati”.

“Nuk e di se çfarë tjetër duhet të ndodhë që qytetarët të kuptojnë se Gruevski luan me ta dhe me BE-në”, thotë Tito Petkovski.

Petkovski thotë se me reagimet e tij pas porosive të fundit nga Brukseli, Gruevski tregoi në mënyrë të qartë se ai dhe qeveria e tij, nuk duan që Maqedonia të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.
 
.

Lajme të ngjashme

Back to top button