Jolevski: Maqedonia dhe Turqia janë shembull për bashkëpunim në rajon

Komandanti i ushtrisë tokësore të forcave të armatosura të Republikës së Turqisë, gjenerali Salih Zeki Çolak, i cili është për vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë sot realizoi takim me ministrin e Mbrojtjes, Zoran Jolevski dhe me shefin e SHM-­së së ARM­-së, gjeneralnënkoloneli Metodija Veliçkovski. Në takimin e sotëm, kumtoi MM-­ja, u bisedua për zhvillimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit të shkëlqyer midis forcave tokësore, mundësinë për trajnim dhe edukim të personelit ushtarak dhe civil, si dhe për situatën me migrantët dhe krizën e cila e përfshiu Lindjen e Afërt.

“Republika e Maqedonisë dhe Republika e Turqisë kanë nivel të lartë të bashkëpunimit në mbrojtje e cila duhet të jetë shembull si duhet të bashkëpunohet në të gjitha sferat, por edhe si duhet të zhvillohen marrëdhëniet midis vendeve të rajonit dhe më gjerë”, theksoi ministri Jolevski. Siç qëndron në kumtesë, Jolevski, e konfirmoi bashkëpunimin e lartë dhe shprehu kënaqësi për kontaktet intensive me përfaqësuesit zyrtarë turq që paraqet pasqyrim të partneritetit strategjik midis Maqedonisë dhe Turqisë.

Jolevski shprehu falënderim për mbështetjen pa rezervë nga Republika e Turqisë, në fushën e mbrojtjes dhe veçanërisht në procesin për integrim në Aleancën Veriatlantike. Ai shtoi se dy armatat bashkëpunojnë në mënyrë të shkëlqyeshme dhe e theksoi pjesëmarrjen e përbashkët në misionin “Mbështetje e vendosur” ku ARM­ja kontribuon me 12 oficerë të shtabeve dhe një nënoficer në shtabin e përgjithshëm të Komandës për trajnim, këshillim dhe asistim në Kabul në kuadër të forcave të armatosura turke. Jolevski dërgoi falënderim deri te Turqia për mbështetjen gjithëpërfshirëse, veçanërisht për mbështetjen e nismës tonë për transferimin e Komandës së SEEBRIG në Republikën e Maqedonisë.

Gjenerali Çolak, siç theksohet në kumtesë, theksoi se Turqia çdoherë do ta mbështesë Maqedoninë në realizimin e qëllimeve të saj strategjike, anëtarësimin në NATO dhe BE. Ai theksoi se dëshira e tyre është që Maqedonisë të bëhet vend i fuqishëm i hapësirës ballkanike. Ai informoi se gjatë bisedimeve me gjeneralin Veliçkovski u diskutua për marrëdhëniet e mira midis armatave dhe për zhvillimin e tyre të mëtutjeshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button