Flet Lençe Ristovska për fletoren e Grujovskit

Në shtëpinë e kryeshefit të Drejtorisë së Pestë të DSK-së, Goran Grujovskit, me të vërtetë është gjetur fletore, deklaroi për “Meta”, zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Lençe Ristovska, por në dobi të hetimit nuk ka dashur ta komentojë përmbajtjen e fletores, transmeton Portalb.

Përndryshe, në banesën e kryeshefit të Drejtorisë së Pestë në DSK, Goran Grujovski, i dyshuar i parë në rastin “Fortesa”, prokurorët e Prokurorisë Speciale, kanë gjetur fletore në të cilën ka pasur të dhëna për agjentët e DSK-së, të cilët kanë qenë profesionistë dhe i kanë ndjekur prokurorët e PSP-së, ka shkruar  javorja “Fokus”.

Në fletoren ka pasur emra dhe mbiemra të prokurorëve, ka pasur të dhëna për vendin ku jetojnë, për lidhjet dhe kontaktet me bashkëpunëtorët dhe personat tjerë, por edhe të dhëna për lëndët në të cilët punojnë prokurorët dhe si janë zhvilluar hetimet, transmeton Portalb.

Në të dhënat nga fletorja, ashtu siç shkruan “Fokus”, kanë qenë të gjetur edhe emrat e dëshmitarëve me që PSP ka pasur kontakte dhe informata se cili prej tyre është pajtuar që PSP-së t’i jep dëshmi dhe të dhëna për hetimet.

Përndryshe, Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1, më 30 mars urdhëroi që Goran Grujoskit t’i shqiptohet masë paraburgimi prej 30 ditëve si i dyshuari kryesor në rastin “Fortesa”, ndërkaq 2 ditë më vonë, më 1 prill, e njëjta gjykatë e ndryshoi vendimin pas ankesës së palës mbrojtëse, me atë që i dyshuari Grujski masën e paraburgimit ta mbajë në shtëpi. Për këtë të fundit ka reaguar PSP, megjithatë, Gjykata nuk e ka ndryshuar vendimin.

Goran Grujovski është i dyshuari kryesor i rastit “Fortesa” të PSP-së dhe akuzohet për asgjësimin e mjeteve për përgjim pranë DSK-së në vitin 2015. /Portalb

LEXO: Grujovski i ka ndjekur prokurorët e ekipit të Janevës

LEXO: Rasti “Fortesa”, Jankulloska dhe katër persona, të dyshuar për shkatërrim të mjeteve për përgjim

LEXO: Rasti “Fortesa”, ja si u shkatërruan pajisjet për përgjim (FOTO)

LEXO: Ja me nga sa vjet burg mund të dënohen Jankulloska dhe katër të dyshuarit e rastit “Fortesa”

LEXO: I arrestuari me urdhër të Janevës, Grujovski do të lëshohet në shtëpi

LEXO: Materialet me përgjimet nga DSK u nxorën me furgon të verdhë? (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button