Zaev fton romët në “betejën historike” kundër Nikolla Gruevskit

Lideri i LSDM-së opozitare maqedonase, Zoran Zaev sot në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, duke ua uruar festën atyre i ftoi të luftojnë së bashku kundër Nikolla Gruevskit

“Kjo ditë për romët kudo që jetojnë në botë është përkujtim i kontributeve civilizuese dhe nxitje e zhvillimit të mëtutjeshëm. Romët në Maqedoni janë qytetarë të barabartë dhe shteti obligohet që t`i mbroje të drejtat e tyre. Gjatë dhjetë viteve të fundit janë shkelur liritë dhe të drejtat pa dallime etniteti të qytetarëve mbi çdo bazë. I tërë opinioni është dëshmitar se si ky sundim i pandërgjegjshëm i një grupi të njerëzve në mënyrë brutale ka reflektuar ndaj thyerjes së të drejtave të romëve”, thuhet në urimin e Zaevit.

Ai u ka bërë thirrje romëve ta çojnë kokën lartë dhe të bashkohen në këtë betejë, sipas tij, historike për Maqedoninë e lirë dhe për një jetesë me dinjitet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button