Anonimiteti ruhet kur nuk mungon autenticiteti!

[Recension: E pranon ish ministri: Shkuam “kurban” për Musa Xhaferin]

Gazetari ka të drejtë të thirret në burime anonime. Në njëfarë forme, burimet e kategorisë së tillë janë shtytje për hulumtim të mëtejshëm dhe për hapje të depateve të rëndësishme për të cilat mungojnë ose fshehen informatat zyrtare. Mirëpo, rrethanat ndryshojnë kur dëshia anonime për median thuhet jo nga vetë burimi, por nga dikush i afërt me burimin. Kjo jep indikacione se nuk bëhet fjalë për burim të dorës së parë, e nga kjo mund të lindin dyshime se dëshmia mund të jetë edhe e sajuar.

“Dy ditë e lutëm Musa Xhaferin që të japë dorëheqje, mirëpo nuk pranoi. Në fund partia dhe kryetari vendosi të sakrifikohemi të gjithë ”. Kështu ka thënë një ministër i deritanishëm i BDI-së, duke ua sqaruar disa miqve dhe bashkëpartiakëve të tij shkaqet se pse u vendos që të ndryshohen të gjithë ministrat dhe zëvendësministrat e deritanishëm.

Burimi mbetet anonim, derisa ai vetë kërkon prej gazetarit të gëzojë status të tillë, mirëpo autenticiteti i tij dhe besueshmëria e asaj që thotë gjithnjë është i nevojshëm për gazetarin për të dëshmuar profersionalitetin dhe besueshmërinë e tij para publikut. Për këtë është e arsyeshme ndërlidhja me rrethanat.

Kodi etik i gazetarëve, Neni 4, paragrafi V: “Përjashtim prej rregullit për respektimin e anonimitetit të burimit janë rastet kur gazetari vjenë deri te informacioni për krim të planifikuar, kur është i obliguar të informojë kompetentët”.

E pranon ish ministri sscreesnhotLinku deri te artikulli origjinal: “E pranon ish ministri: Shkuam “kurban” për Musa Xhaferin”
Data dhe koha e publikimit: 07.04.2016
Data e recensionit: 08.04.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Anonimati nënkupton siguri për burimin, por është shumë me rëndësi që për redaksinë burimi të jetë i njohur. Mirëpo, në këtë rast në përmbajtje nuk është respektuar rregulli bazë i gazetarisë që thotë se duhet të dihet prejardhja e burimit. Së pari, duke u nisur nga fakti që teksti është bërë duke u thirrur në burimet e një mediumi tjetër, në këtë rastë me gjasë të gazetës “Lajm”. Nëse, për shembull, autori i përmbajtjes në “Lajm” ka bërë një gabim të tillë, cila është nevoja e përsëritjes së gabimit nga autori dhe redaksia e portalit në fjalë.

“Nuk e di a ishte montazh apo nuk ishte montazh, por ishte e pashmangshme që pas publikimit të atij incizimit Xhaferi të japë dorëheqje. Si duket lidhjet mes Alisë dhe Musës ende janë shumë të forta, prandaj kryetari vendosi të na bëjë kurban të gjithë neve, që faji të mos mbetet vetëm te Musa Xhaferi”, ka thënë ky ish ministër, transmeton “Lajm”.

Kodi etik i gazetarëve, Neni 4, paragrafi VI: “E rëndësishme është që gazetari, por edhe media, me qëllim që ta mbrojnë kredibilitetin e tyre, të bëjnë të pamundurën për ta provuar informacionin edhe nga burime tjera të pavarura dhe ta përdorin burimin anonim vetëm atëherë kur nuk ka mënyrë tjetër për të ardhur deri te informacioni me interes publik”.

Kodi etik i gazetarëve, Neni 4, paragrafi III: “Gazetari duhet çdoherë të jetë kritik ndaj burimit të informacionit dhe t’i provojë informacionet e marra. Kujdes i veçantë duhet t’i kushtohet kur përdoren burime anonime ose kur gazetarit i ofrohen informacione ekskluzive. Duhet rreptë të provohen motivet e informacionit të ofruar”.

Ai ka thënë se me zgjedhjen e ministrave të rinj nuk bëhet fjalë për kurrfarë reforma brendapartiake, por se qëllimi ka qenë defokusim i opinionit. Për shkak të këtyre ndryshimeve që ndodhën brenda natës, në BDI janë paraqitur përçarje të shumta.

Palët e përfshira në tekst gjithmonë gëzojnë të drejtën për t’u prononcuar, aq më tepër kur flitet për një konflikt brenda një grupi të interesit. Nëse për përçarjet brenda BDI-së gazetari ka fakte dhe argumente relevante, ato duhet t’i publikojë e jo t’i arkivojë, duke i mohuar publikut të drejtën për të qenë i informuar.

Natyra e burimit anonim, pa bërë tentime përmes informatave ose dëshmive të tërthorta që të dëshmohet autenticiteti i deklaratave të tija, jep bindje se nuk kemi të bëjmë me diçka serioze. Për këtë shkak, gazetarët janë të obliguar që artikujt e bërë të bazuar në burime anonimë të përpiqen t’i afrojnë me realitetin, sa më shumë që është e mundur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button