Cozman “diskriminohet” nga Tuna në koncerte? Reperi tregon kujt ia dedikoi “Si dje”

Kanë kaluar vetëm pak ditë nga publikimi i këngës së re të Cozman, prodhim i Babastars, për të cilën gjithandej u shkrua se reperi i njohur ia ka kushtuar ish të dashurës, Tunës. “Si Dje” deri tani është pritur mjaft mirë dhe ka arritur më shumë se gjysmë milionë klikime. Për mesazhin e këngës, reperi tregon më shumë në një intervistë për Telegrafin. I pyetur nëse projekti i fundit është një dedikim për Tunën, ai përgjigjet duke qeshur: “Ndoshta…” pa dashur të flasë më shumë për jetën private dhe për marrëdhënien me këngëtaren e njohur, ndërsa është lehtësisht e kuptueshme se diçka ka ndodhur mes të dyve.

Ditët e fundit në portale u përhap edhe lajmi se Tuna dhe menaxherët e saj po e diskriminojnë figurën artistike të Cozman, meqenëse në koncertet e përbashkëta, në posterat publikë këngëtarët nuk kanë të njëjtat hapësira. Mësohet se menaxheri i Tunës u ka kërkuar organizatorëve të koncerteve që në postere reperi të diskriminohej duke dalë me emër dhe foto më të vogël se sa Tuna.

Për këtë, Cozman komenton: “I kam përcjellë të gjitha zhvillimet me vëmendje. Unë respektova marrëveshjen dhe isha në koncert. Ishte një mbrëmje shumë e mirë. E falënderoj publikun shqiptar të Zvicrës. Sa u përket fotove të publikuara nga pronari i diskotekës, nuk kam çka të shtoj. Secili person le t’i bartë konsekuencat dhe le t’i ketë gjërat në ndërgjegjen e vet. Unë bëra atë që duhej bërë, shkova në koncert dhe respektova njerëzit që erdhën për të më dëgjuar”,- theksoi Cozy.

Në fund, Cozy nuk harron të falënderojë fansat e tij dhe të Babastars për përkrahjen e projektit “Si Dje”, që për të ka arritur pritjet që i ka pasur: “Falënderoj Getin dhe Majkin, ashtu sikurse edhe Kicon që punuan bashkë me mua në këtë këngë. Projekti ka marrë shumë përkrahje dhe jam i nderuar për këtë e shumë falënderues”, përfundoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button