Reagojnë Bejli dhe Orav për ndodhitë e fundit në Maqedoni

“Liderët partiak të Maqedonisë kanë përgjegjësi para qytetarëve të Maqedonisë vendin ta kthejnë në rrugën euroatlantike nëpërmjet zbatimit të marrëveshjeve të tyre politike dhe reformave prioritare”, kanë porositur ambasadori i Amerikës në Maqedoni Xhes Bejli dhe euroambasadori për Maqedoninë Aivo Orav, njofton Portalb.

“BE dhe SHBA i përkrahë të gjitha partitë dhe pjesëmarrësit e tjerë në punimet për krijimin e kushteve për zgjedhje të besueshme. Kjo nënkupton pastrimin e Listës Zgjedhore, parandalimin e çfarëdo lloj forme të frikësimit ose trysnisë ndaj votuesve dhe sigurimin e mbulimit të drejtë mediatik gjatë periudhës së zgjedhjeve për të gjitha partitë. Janë bërë disa përparime në këto fusha, por megjithatë ende ka shumë punë. Përgjegjësi, nuk kanë vetëm institucionet shtetërore që të sigurojnë zgjedhje të besueshme, por edhe i partive politike. Më 6 prill u lëshua një mundësi e tillë”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Ambasadorët thonë që BE dhe SHBA, bashkë me partnerët e tjerë ndërkombëtarë, do të vazhdojnë që ta përkrahin zhvillimin demokratik, përfshirë edhe zgjedhjet.

“E përshëndesim punën e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, por edhe përpjekjeve të sektorit civil për përparim në këtë qëllim. Nga afër i ndjekim ndodhitë dhe do të vazhdojmë t’i ndajmë pikëpamjet tona”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Bejlit dhe Oravit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button