Gjykatësi i “Roverit”: Procesi gjyqësor nuk është pengesë për lirimin e Boshkoskit nga burgu

Në seancën e sotme gjyqësore për rastin “Rover”, gjykatësi i cili e udhëheqë procesin ka thënë që e ka njoftuar administratën e burgut të Idrizovës se nuk ka paraburgim për Lube Boshkoskin në këtë lëndë dhe se kjo procedurë nuk është pengesë për lirimin e tij nga burgu, njofton Portalb.

“Me kërkesë të avokatit e kam njoftuar burgun e Idrizovës së nuk ka pasur, as nuk do të ketë paraburgim për Lube Boshkoskin në lëndën “Rover”, tha gjykatësi.

Me këtë “bie në ujë”, deklarata që disa herë drejtori i Idrizovës, Zhivko Pejkovski e ka bërë, se nuk mund ta lirojë Boshkoskin sepse seanca për shkak se kundër tij është duke udhëhequr procedurë tjetër gjyqësor.

Megjithatë në njoftimin me shkrim, drejtori Pejkovski porositi gjykatësin se po del nga kompetencat e tij dhe drejtë për drejtë përzihet në funksionimin e Drejtorisë së burgut.

“A jam i obliguar si qytetarë i Republikës së Maqedonisë dhe si drejtor i një institucioni publik të respektoj urdhër Gjyqësor? Me forcë dhe me dëshirën time, as nuk e kam dërguar dikë për të mbajtur dënimin me burg, e as që mund të liroj pa vendim të gjykatave të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në njoftimin nga Zhivko Pejkovski, drejtor i INP Idrizovë.

Pejkovski nga ana e partisë së Boshkoskit është akuzuar se është njëri ndër bashkëpjesëmarrësit e torturës e cila i është bërë ish ministrit të MPB-së, Boshkovski dhe se ata kanë paralajmëruar padi penale kundër tij. Sipas partisë, Pejkovski për t’i mbrojtur privilegjet e tij personale me urdhër të pushtetit e mbanë Boshkoskin në paraburgim.

Përndryshe, për mënyrën e arrestimit të Boshkoskit, Prokuroria Speciale më 28 mars të këtij viti ka hapur lëndë me emrin “Tortura” që sipas PSP-së, ish-drejtori i DSK-së ka urdhëruar njësitin special “Alfa” që gjatë aktit të arrestimit të përdorë dhunë fizike dhe psiqike. /Portalb

LEXO: Mijallkov dhe 6 të punësuar në MPB, të dyshuarit e rastit “Tortura” (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button