Italiani pason italianin te Monaco

Presidenti i skuadrës së Principatës, Dimitri Ribolovlev, i gatshëm t’i ofrojë trajnerit një kontratë të frikshme e shpenzime pa fund në afatet kalimtare. Trajneri pëlqehet dhe nga Manchester United.

Antonio Conte ka përfunduar në merkato. Më saktë, është skuadra e Monacos ajo e cila kërkon që të ketë shërbimet e trajnerit aktual të Juventusit.

Në mediat franceze bëhet e ditur se është vetë presidenti i Monacos, Dimitri Ribolovlev që kërkon të marrë Antonio Conten në drejtim të skuadrës së tij, për të nisur kështu një projekt të ri, fitues me trajnerin në fjalë. Sigurisht që si shumë të tjerë edhe qëllimi kryesor i Ribolovlev është që të mund të fitojë Champions me Monako, skuadër të cilën ai e ka në pronësi prej një periudhe pak më të gjatë se dy vjet.

“Cari” ashtu siç është edhe emri i tij i artit, ka ndërmend që ta bindë Conten duke i bërë një ofertë të pa rezistueshme e sigurisht që ai do të ketë mundësi që të marrë në skuadër që do të dojë për të ndërtuar një Monaco fituese. Sigurisht ko është një ide që nuk i pëlqen shumë drejtuesve të Juventusit. Bardhezinjtë do të bëjnë gjithçka që kanë në dorë për të mbajtur Konten në drejtim të skuadrës, të paktën për sa kohë ai ka një kontratë që e lidh me ekipin në fjalë. Marrëveshja aktuale e trajnerit me Juventusin përfundon në verën e vitit 2015.

Aktualisht në drejtim të Monacosë është trajneri italian, Claudio Ranieri. Në këtë sezon ai po lufton që të mund të fitojë titullin në Francë, por gara me PSG është me të vërtetë e fortë. Megjithatë, Ranieri duket se nuk gëzon besimin e bosit rus, i cili që në verën e kaluar e kishte vënë atë në diskutim. Presidenti Ribolovlev kërkon që të ketë një trajner fitues në drejtimin e ekipit të tij dhe duket se Konte është emri i duhur për të. Kuptohet se edhe duke pasur parasysh shpenzimet e mëdha që do të bëjë presidenti Ribolovlev do të kërkojë trofe, që përkthehen tituj kampionë në Francë dhe sigurisht edhe Champions.

Megjithatë marrëveshja nuk duket shumë e lehtë, nëse mendon se për Konten ka një interesim serioz edhe nga skuadra e Manchester Unitedid. Paraqitja e bërë nga David Moyes në këtë ekip lë për të dëshiruar, e veç të tjerave është edhe Ferguson që sponsorizon idenë e KOntes në drejtim të “djajve të kuq”. Juventusi duhet të tregohet i kujdesshëm, pasi ofertat nuk do d të mungojnë.

Ndërkohë Monaco është shumë e interesuar edhe për një tjetër lojtar të Juventusit, Leonardo Bonuccin. Për mbrojtësin është gati një ofertë me një rrogë prej 3 milionë eurosh në sezon, ndërkohë që nu duhet harruar se gjatë verës së kaluar, Monaco tentoi në disa raste të blinte Claudio Marchision. Me Conten në drejtim, situate mund të ndryshojë edhe për lojtarët në fjalë.

Lajme të ngjashme

Back to top button