Mos kalo

Ti erdhe.

Ndalu ! Mos kalo!

Përse?

Dashuria sjell shpresë,

shton mallëngjim, shton dhembje,

mendja zhytet thellë,

kurorë e mendjes dhe shpirtit

është dashuria,

mrekulli e jetës,

fuqi e mallkuar.

Ti erdhe.

Ndalu ! Mos kalo !

Përse ?

Ngrihu në mbrehje

dhe thellë hidhi shikim të kaluarës,

e pasqaruara nuk sqarohet:

rrufetë e dashurisë,

shikimi tinëzar,

cytja e freskët,

ledhatimi i mesnatës,

djallëzimi në shpirt dhe në trup,

fryma e shpëtimit.

Dhe përsëri, sërish shiko !

Ti erdhe.

Ndalu ! Mos kalo !

Përse ?

Ëndërrues i kalitur,

beson në çudira

të gjejë veten në vete – ty,

ëndërr e papërmbajtur, e pavdekshme,

sprovë,

rrugëdalje për shpirtin,

rrëfim i zemrës.

Ti erdhe.

Ndalu ! Mos kalo !

Përse ?

Mallëngjimi do fluturojë,

dëshira do të shuhet,

dhembja do të humbasë,

shqetësimi do të shpërthejë,

bukuria do të venitet,

largësia do të qartësohet,

fshehtësia do të zbulohet,

fjalët do të shteren.

Ti erdhe.

Ndalu ! Mos kalo !

Përse ?

Ëndrra të mbetet ëndërr.

Asnjëherë ! Kurrë në ëndërr tjetër,

dashuria ime !

Ti ndalu ! Mos kalo !

Dhe koha le të ndaloj.

Autor: Tihi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button